LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e një të riu irakian, ushtaraku nuk dëshiron të flasë më – thotë se nuk ka bërë gjumë të mirë për 15 vjet (Foto)

Vrasja e një të riu irakian, ushtaraku nuk dëshiron të flasë më – thotë se nuk ka bërë gjumë të mirë për 15 vjet (Foto)

Një ushtar i dekoruar i ushtrisë britanike i cili po përballet me hetimin e tij të tetë mbi vdekjen e një të riu irakian, ka zbuluar se ai nuk ka kaluar një gjumë të mirë për 15 vjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për majorin Robert Campbell, 45 vjeç, i cili tanimë po refuzon të marrë pjesë në hetimin e fundit, pasi ai dhe shokët e tij janë gjendur përpara hetuesve shtatë herë më parë.


Ai tha se asnjë civil i zakonshëm nuk do të priste që t’i nënshtrohet kaq shumë hetimeve – dhe sipas tij është e padrejtë që veteranët po kalojnë një sprovë të tillë.

Ai shtoi: “Ajo çfarë dua më shumë se çdo gjë është një gjumë i mirë natën – gjë të cilën nuk e kam pasur për 15 vjet”.

Major Campbell dhe shokët e tij janë hetuar në mënyrë të përsëritur – dhe janë “pastruar” – për mbytjen e 19-vjeçarit Said Shabram në maj 2003.

Tani atyre u është thënë se do të detyrohen të japin dëshmi në publik për hetimet për vdekje në Irak (IFI) për të përmbushur ligjet e të drejtave të njeriut.

Duke folur për mediat e huaja, majori Campbell tha se ai tani ka vendosur të mos flasë për atë ditë më.

“Dhe unë them se, unë kurrë nuk do të flas për atë ditë përsëri me askënd ndonjëherë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori