LAJMI I FUNDIT:

Rada Trajkoviq tregon se pse Radojiçiqi, si i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit, po shetit i lirë

Rada Trajkoviq tregon se pse Radojiçiqi, si i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit, po shetit i lirë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka folur për arsyet e mundshme se pse nuk ka progres në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Nëse Ramush Haradinaj katër ditësh tha se çdo 15 ditë takohet me Milan Radojiçiqin, si njeri i rëndësishëm për veriun e Kosovës, me të cilin flet për integrimin e serbëve, atëherë mund të supozojmë, kush në fakt po e pengon hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë për gazetën “Danas” Rada Trajkoviq.

Ajo beson se ekziston një marrëveshje politike për një heshtje në lidhje me vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda“ (liri, Demokraci, Drejtësi) dhe se nuk është sekret se Radojiçiqin të gjithë e shohin si shefin kryesor të mafias në veri të Kosovës, përcjell Telegrafi.


Trajkoviq shpjegon se për Ramush Haradinajn nuk është e rëndësishme nëse Lisa Serbe e mbështet në Kuvendin e Kosovës, sepse, siç vlerëson ai, ata janë vetëm një “buton”, derisa Radojiçiqi është negociatori.

“Radojiçiqi paraqitet në veri të Kosovës gjatë rastit fatkeq, kur policia e Kosovës shkoi atje për ta shoqëruar delegacionin nga Beogradi. Megjithatë, me rastin e aksionit  policor ai u largua nga vendngjarja, që të mos arrestohej, që pa dyshim flet për lirinë e tij me kusht, e cila do të zgjasë për aq kohë sa të zgjasin negociatat politike”, thotë Trajkoviq, duke përsëritur se vrasja e Ivanoviqit, është një krim i tmerrshëm.

Të përkujtojmë se, në një intervistë të mëhershme për “Danas”,  Trajkoviq ka thënë se është një sekret publik se autoritetin faktik të pushtetit në veri të Kosovës e udhëheq Milan Radojiçic, i cili për bashkësinë ndërkombëtare është një njeri i mafias, dhe se pushtetin nuk e udhëheqin kryetarët e komunave, të zgjedhur zyrtarisht. Me këtë rast ajo theksoi se “Radojiçiq vrënë e këthjell, përcakton të mirën dhe të keqen”, dhe përderisa është ai serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për Asociacionin e Komunave Serbe, për shkak se edhe ai institucion do të ishte plotësisht nën kontrollin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Lajme
Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Lajme
Bugaqku i KDI-së: 10 deputetë mund t’i drejtohen Kushtetueses për të zhbllokuar Kuvendin

Bugaqku i KDI-së: 10 deputetë mund t’i drejtohen Kushtetueses për të zhbllokuar Kuvendin

Lajme
Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Lajme
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: Janë dora e djathtë e Enver Sekiraqës, për dy vjet e kanë përcjellë Triumfin

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: Janë dora e djathtë e Enver Sekiraqës, për dy vjet e kanë përcjellë Triumfin

Drejtësi
Në Veternik të Prishtinës zbulohet laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara

Në Veternik të Prishtinës zbulohet laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara

Kronika e Zezë
Kalo në kategori