LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet për nesër dalja në gjykatë e 24 protestuesve të Rrugës së Kombit

Shtyhet për nesër dalja në gjykatë e 24 protestuesve të Rrugës së Kombit

24 protestuesit kuksianë të arrestuar për djegien e kabinave të faturimit në Rrugën e Kombit pritej të dilnin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë. Por duket se në momentet e fundit Gjykata dhe Policia kanë vendosur ta shtyjnë për nesër masën e sigurisë.

Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër, 11 protestues në komisariatin e Policisë së Kukësit. Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza, ajo e tubimit të paligjshëm, dhunë dhe kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike.

Do të jetë gjyqtarja Alma Ahmeti ajo që do të vlerësojë masat e sigurisë për këta 24 persona.


Televizioni News 24 duke cituar burime, thotë se gjyqtarja është njohur vetëm sot me dosjen e prokurorëve ndaj është vendosur që seanca për masën e sigurisë të mbahet nesër në orën 10:00.

Sakaq, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka nisur sërish tubimi për lirimin e të arrestuarve. Aty janë dhe gjithë deputetët e grupit të PD-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori