LAJMI I FUNDIT:

“Koka ime u rrit në mënyrë dramatike,…”: Ish-presidenti i Ukrainës përkujton helmimin e tij, 14 vjet më parë (Foto/Video)

“Koka ime u rrit në mënyrë dramatike,…”: Ish-presidenti i Ukrainës përkujton helmimin e tij, 14 vjet më parë (Foto/Video)

Ish-presidenti ukrainas Viktor Yushchenko ka kujtuar helmimin e tij në 2004 pas sulmit të Salisbury dhe tha se ai ‘ndjen dhimbje’ sepse vendet evropiane janë ‘kaq të verbër’ ndaj kërcënimit rus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Yushchenko pësoi deformime të tmerrshme të trupit pasi u ushqye me dioxin, një preparat kimik, derisa po hante darkë me kreun e shërbimit të sigurisë të Ukrainës.


Jushçenko pro-evropian qëndronte kundër kandidatit pro-rus Viktor Janukoviç dhe ishte një figurë udhëheqëse në të ashtuquajturën Revolucioni Portokalli në atë kohë. Ai beson se Kremlini ishte pas helmimit të tij.

“Kur arrita në shtëpi dhe e putha gruan time gjëja e parë që ajo më tha ishte ‘buzët e tua kanë shije metalike’, ka kujtuar Yushchenko.

Ai shpjegoi simptomat e tij para se të dërgohej në Austri për trajtim emergjent.

“Koka ime u rrit në mënyrë dramatike”, tha ai. “Dhimbja u përhap në të gjithë trupin”.

“Dhe pastaj fillova të kisha inflamacione dhe qelb që formohej në të gjithë trupin tim”.

Sipas hetimeve për helmimin e tij – që është ende në vazhdim – dioxina i është shtuar orizit që ai ka ngrënë gjatë darkës.

Por, kur u pyet nëse Presidenti rus Vladimir Putin ishte pas helmimit – prej të cilit ai u rikthye dhe që nuk e ndalonte atë të fitonte zgjedhjet – ai me kujdes tha: “Kam një përgjigje, por nuk mund ta them”. /Telegrafi/