LAJMI I FUNDIT:

Protestohet kundër prishjes së ndërtimeve në Spille

Protestohet kundër prishjes së ndërtimeve në Spille

Teksa në Tiranë zhvillohet protesta kundër tarifës në Rrugën e Kombit, një tjetër protestë është ndezur në Kavajë.

Bëhet fjalë për rreth 40 subjekte që operojnë në plazhin e Spillesë. Punonjësit dhe familjarët e tyre protestojnë kundër prishjes së objekteve të tyre të shërbimit në një nga plazhet me të bukura të Adriatikut, në Spille.


Subjektet kanë kontarata qiraje me Bashkinë e Rrogozhinës, për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit për periudha 3+1 vjeçare, me të drejtë rinovimi.

Përfaqësues të IKMT-së i kanë njoftuar verbalisht për prishjen e tyre pas nisjes së procedimit penal për kryetarin e bashkisë Beqir Nuredini për shpërdorim detyre, në lidhje me lejet e dhëna në bregdet.

Protestuesit kërkojnë mbrojtjen e bizneseve të tyre nga shteti në prag të sezonit turistik, gjë që do të shmangte pasojat për familjet e tyre, të punësuarit, komunitetin e zonës dhe turistët e shumtë që priten. Në të kundërt ata kërkojnë të dëmshpërblehen për prishjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori