Organizata të ndryshme nga shoqëria civile në Kosovë kanë reaguar sot në lidhje me deportimin e gjashtë qytetarëve turq ‘gylenistë’ nga Kosova, të enjten.
Këto organizata shprehin indinjatën e tyre për, siç thuhet “dështimin e organeve gjegjëse në Kosovë që të mbrojë grupin e mësimdhënësve nga një kidnapim dhe ekstradim shokues i bërë nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës. Ky akt është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”.
“Ky rrëmbim tregon që Kosova nuk ia doli të jetë strehim i sigurt dhe mburojë për individë të përndjekur politikisht. Ne, fatkeqësisht mësuam edhe njëherë që zinxhiri ekzekutiv është jo funksional dhe i paaftë të parandalojë ndërhyrje klasike në sovranitet. Kjo burgosje e mjegullt na gjen të habitur e mbi të gjitha na bën të ndjehemi të pasigurt e të pambrojtur. Po kështu, jemi jashtëzakonisht të brengosu që ky akt ishte traumatik jo vetëm për të arrestuarit, por edhe për familjarët, që padinjitetshëm u trajtuan”, thuhet në reagim.
Organizatat e shoqërisë civile dënojnë veprimin e institucioneve dhe kërkojnë llogaridhënie dhe përgjegjësi penale ndaj personave të cilët thuhet se anashkaluan zinxhirin ekzekutiv.
“ Më saktë, të publikohen gjithë emrat e personave të përgjegjëshëm dhe të ndërrmiren masa në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke përfshirë edhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë për shkeljen flagrante të Kushtetutës”, thuhet në reagimin e këtyre organizatave.
Reagimin e kanë nënshkruar: Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë; Balkan Policy Research Group; Community Building Mitrovica (CBM);Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED); Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA);Partners Kosova; Qendra për Barazi dhe Liri (CEL); Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK); Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR); Hana Marku; Jeta Berisha; Rreze Abdullahu; dhe Sibel Halimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze