LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë, punëtori bie nga kati i shtatë, lëndohet rëndë

Në Prishtinë, punëtori bie nga kati i shtatë, lëndohet rëndë

Policia e Kosovës raporton se në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar në një kompani private të ndërtimit, ka rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mëngjes në “Rrugën B” në Prishtinë dhe, sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.


Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës dhe prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/