Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka reaguar pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë gylenistëve tek autoritetet turke.
Përmes një njoftimi, ai ka treguar gjithë ecurinë e këtij veprimi deri kur është bërë arrestimi, dhe ka thënë se ky veprim i ndërmarrë nga autoritetet në Kosovë, është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Gjithashtu, ai ka njoftuar se ka vendosur të hap rast Ex Officio, për të hetuar në detaje veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike.
Në deklaratë të Avokatit thuhet se janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar informacion zyrtar për vendndodhjen dhe gjendjen e tyre, mënyrën e arrestimit dhe aktin e deportimit drejt shtetit të Turqisë, por kjo ka qenë e pamundur gjatë ditës së djeshme dhe paraditen e sotme.
“Pas insistimit të pandërprerë të Avokatit të Popullit, Policia e Kosovës (PK), respektivisht Drejtoria për Migrim dhe të Huaj (DMH), sot, mnë ora 14:00, ka njoftuar se, nga ana e DMH-së së PK-së, më 29 mars 2018, janë nxjerrë gjashtë Urdhra për largim me forcë të shtetasve në fjalë, nga territori i Republikës së Kosovës, për në Turqi. Lëshimi i këtyre Urdhër largimeve me forcë, është aplikuar duke u bazuar në Vendimet e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) të MPB-së, që mbajnë datën 23 mars , të përcjella tek DMH, më 28 mars . Sipas njoftimit të PK-së, shtetasit në fjalë janë ndaluar më 29 mars dhe janë përcjellë të njëjtën ditë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku ka ndodhur dëbimi për në shtetin e tyre të origjinës.”, thuhet në deklaratën e Avokatit.
Avokati i Popullit, dje ka kontaktuar DSHAM-në në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ka kërkuar të dijë nëse personat në fjalë po mbahen në Qendrën e mbajtjes për të huajt, por është njoftuar se ata nuk janë dërguar aty.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, po nga i njëjti Departament, është pranuar njoftimi se ka pasur Vendime për revokimin e lejeqëndrimit të personave veç e veç dhe na janë përcjellë kopjet e këtyre Vendimeve.
:Duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e rastit dhe konfuzionin e autoriteteve mbi linjën e përgjegjësisë, Avokati i Popullit ka vendosur të hap rast Ex Officio, për të hetuar në detaje veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike.
Sidoqoftë, në këtë fazë, Avokati i Popullit pohon që veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, të zbatueshme në sistemin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës.
Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj, saktëson qartë garancitë procedurale në lidhje me dëbimin e të huajve. Në kuptim të nenit 3, nenit 6, nenit 8 dhe nenit 13 të KEDNJ-së, ashtu siç edhe Parimit themelor të mos-kthimit (non-refoulement ) sipas Konventës për Refugjatë të vitit 1951, përgjegjësia bie tek autoritetet shtetërore kompetente lidhur me situatën e krijuar. Mbi të gjitha, garancitë e nenit 3 (ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues) dhe nenit 6 (e drejta për një proces të rregullt gjyqësor) të KEDNJ-së, në shoqëritë demokratike, nuk mund të shfuqizohen (derogohen), as në rrethanat e jashtëzakonshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025