LAJMI I FUNDIT:

Qeveritarët, 134 mijë euro për dreka e darka zyrtare

Qeveritarët, 134 mijë euro për dreka e darka zyrtare

Gjatë gjashtë muajve të fundit Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe tre zëvendëskryeministra vetëm për dreka e darka zyrtare i kanë shpenzuar hiç më pak se 134 mijë euro.

Kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe tre zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxha e Dalibor Jevtiç vetëm për dreka e darka zyrtare gjatë gjashtë muajve të fundit i kanë shpenzuar hiç më pak se 134 mijë euro.

Duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente, ka kërkuar të dhëna të detajuara të shpenzimeve të Zyrës së Kryeministrit, ndonëse ligjërisht këto të dhëna do të duhej të ishin publike.


Mirëpo në Zyrën e Kryeministrit kanë ofruar vetëm të dhëna të përgjithshme të shpenzimeve, pa i specifikuar saktë shpenzimet e secilit me pretendimet se është problem të ndahen shpenzimet e detajuara.

“Tabela e shpenzimeve përfshin shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, të zëvendëskryeministrave Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj dhe Dalibor Jevtiq”, bëhet e ditur në përgjigjen e kërkesës zyrtare.

Të vogla nuk dalin as shpenzimet që kryeministri Haradinaj bashkë me stafin e tij kanë bërë jashtë vendit, duke përfshirë biletat e sigurimet shëndetësore.

Për 6 muaj janë shpenzuar 49 mijë e 746 euro për udhëtime jashtë vendit. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave

Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori