LAJMI I FUNDIT:

Deportimi i shtetasve turq, avokati nuk di asgjë për klientin e tij

Deportimi i shtetasve turq, avokati nuk di asgjë për klientin e tij

Urim Vokshi avokat i Yusuf Karabinës shtetasit turk i arrestuar sot nga Policia thotë se nuk di asgjë se ku ndodhet klienti i tij.

Ai tha se nuk e ka asnjë informatë nga institucionet e Kosovës për klientin e tij.

Vokshi gjatë ditës ka thënë se të arrestuarit janë dërguar në Stamboll ndërsa pasdite ka pasur dyshime për këtë.


Ndërsa mediat turke para gjashtë orësh kanë shkruar se shtetasit turq janë në duar të autoriteve turke.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli tha pas takimit që është mbajtur në Presidencë se beson se ata tashmë janë në Turqi e jo në Kosovë siç po thuhet.

Edhe një burim nga Policia bën të ditur se të arrestuarit janë deportuar për Turqi.

KosovaPress ka kontaktuar edhe me zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” të cilët kanë deklaruar se sonte nuk ka asnjë aeroplan që do të fluturojë për në Stamboll.