LAJMI I FUNDIT:

Ekonomistët në Maqedoni kundër taksës 18% për të ardhurat mbi 1000 euro

Ekonomistët në Maqedoni kundër taksës 18% për të ardhurat mbi 1000 euro

Qeveria të mos shpejtojë me rritjen e tatimit personal për subjektet që do të kenë mbi 1000 euro fitim sepse tatimi progresiv mund të jetë dështues për sektorin edhe ashtu të vogël të IT-së. Sipas anëtarëve të Odës së Teknologjive Informatike, kjo risi mund ta rrisë largimin e kuadrove të reja jashtë vendit, por edhe të sjellë situatë që të fshehën të ardhurat për të shmangur tatimin.

“Rritja ad-hok e tatimit nuk është zgjidhje afatgjatë. Madje, mund të ndikojë negativisht në industrinë tonë, kjo është mbushje afatshkurtër e buxhetit. Qëndrimi i MASIT është se duhet të bisedojmë, të dëgjohet qëndrimi jonë dhe të gjejmë zgjidhje komparative me vendet tjera përreth dhe në botë”, deklaroi Goran Popovski, kryetar i MASIT,

Edhe nga OEMVP vlerësojnë se propozimi i Qeverisë është i keq.


“Pragu është shumë i ulët”, tha Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

Ekspertët e tatimit thonë se në vend që të rritet tatimi personal, Qeveria duhet të fillojë me uljen e ekonomisë gri. Dhe pasi të harxhohen të gjitha mundësitë, pastaj të niset me rritjen e normës së tatimit personal.

“Duhet të ulet dukshëm ekonomia gri, përmes përfshirjes së tërësishme të të gjithëve që punojnë në të zezë, të pamundësohet opsioni i qarkullimit pa kupon fiskal, sepse kjo i dëmton të gjitha tatimet. Dhe vjen koha që të kapemi për reforma serioze me aplikimin e parave elektronike, kështu do ta ulim ekonominë gri, dhe pastaj mund të flasim për rritjen e tatimeve”, shpjegoi eksperti tatimor Pavle Gacov.

Gacov thotë se pragu i propozuar mbi një mijë euro është i vogël dhe në të ardhura mujore, përveç përfitimit shtesë nga dhënia e shërbimeve ose qirave, honorareve autoriale, kontratave në vepër, do të merret parasysh edhe paga. Kështu shteti lehtë do të vijë në situatë dikujt t’i imponojë tatim më të lartë. Sipas mendimit të Ministrisë së financave nëse dikush në muaj jo vetëm nga paga fiton 1100 euro, atëherë për fitimin deri në një mijë euro do të paguaj tatim 10%, ndërsa për 100 eurot shtesë 18%./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori