Një anketim ka zbuluar se të vënit syza ju bën të dukeni 75% më seksi.
Duke marrë parasysh këtë, me siguri se keni dëshirë t’i vini një palë syze, por brengoseni se zgjedhja e formës së gabuar të syzeve mund t’ju bëjë të dukeni keq?
Për këtë problem, më poshtë e keni një udhëzues i cili në detaje ju tregon si t’i zgjedhni syzat e përsosura për formën e fytyrës që e keni, transmeton Telegrafi.
Fillimisht duhet të keni parasysh se në parim ekzistojnë gjashtë forma të fytyrës: forma e zgjatur e fytyrës, ajo ovale, ajo në formë të zemrës, katrore, rrethore dhe në formë diamanti.
Syzat e përsosura për formën e zgjatur të fytyrës
Si ta kuptoni nëse e keni këtë formë: Fytyra është më shumë e gjatë sesa e gjerë. Ndërkaq balli, faqet dhe mjekra janë pothuajse të së njëjtës gjerësi.
Çfarë syza të vini nëse e keni këtë formë: Vini syze të mëdha me korniza të gjera dhe linja të qarta.
Syzat e përsosura për formën e zemrës të fytyrës
Si ta kuptoni nëse e keni këtë formë: Mjekra ka formën e mprehtë, faqet janë të gjera dhe balli është i gjerë.
Çfarë syza të vini nëse e keni këtë formë: Vini syza të cilat kanë një ‘drejtim’ tatëpjetë dhe e theksojnë mjekrën – pra syzat e formës ‘Aviator’.
Syzat e përsosura për formën katrore të fytyrës
Si ta kuptoni nëse e keni këtë formë: Gjatësia e fytyrës dhe distanca mes faqeve janë pothuajse të njëjta. Mjekra, faqet dhe balli janë të gjitha të së njëjtës gjerësi.
Çfarë syza të vini nëse e keni këtë formë: Ovalet e ngushta ose kornizat drejtkëndore me pjesë rrethore anash.
Syzat e përsosura për formën ovale të fytyrës
Si ta kuptoni nëse e keni këtë formë: Fytyra është më e gjatë sesa e gjerë dhe balli është më i gjerë sesa linja e mjekrës.
Çfarë syza të vini nëse e keni këtë formë: Përdorni korniza të cilat janë më të trasha lart sesa poshtë.
Syzat e përsosura për formën rrethore të fytyrës
Si ta kuptoni nëse e keni këtë formë: Fytyra është po aq e gjatë sa është e gjerë, ndërkaq balli dhe linja e mjekrës janë më të holla por me proporcione të barabarta.
Çfarë syza të vini nëse e keni këtë formë: Vini syza me formë katrore ose drejtkëndore me kënde të mprehta.
Syzat e përsosura për formën diamante të fytyrës
Si ta kuptoni nëse e keni këtë formë: Keni faqe të gjera, mjekrën me maje dhe balli është më i hollë.
Çfarë syza të vini nëse e keni këtë formë: Përdorni korniza me anë rrethore të cilat nuk janë më të gjera sesa faqet tua. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka vërejnë meshkujt te femrat gjatë seksit të parë?
Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro
Mjeti më i mirë për pastrim të vaskës me vetëm këta dy përbërës!
Si të kujdeseni për kafshët shtëpiake?
Horoskopi për muajin dhjetor
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e momenteve të fundit të liderit të Hamasit
Çka do të thotë për Lindjen e Mesme vdekja e Yahya Sinwarit?
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët
Rikthimi në banesë në veri të Mitrovicës pas 24 vjetësh, Çuni: S'e kam paramenduar se vjen kjo ditë
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?
Publikohen foto të tmerrshme që supozohet se tregojnë të vdekur Yahya Sinwarin