Kërcënimet janë ajo pjesa që shënon fillimin e konfliktit apo dhunës. Askush nuk kërcënon rrezikshëm sikur shqiptarët. Ekziston një arsenal i madh i fjalëve kërcënuese që kanë përdorur dhe që përdorin shqiptarët edhe sot para fillimit të konfliktit.
Disa nga fjalët kërcënuese janë: mshile gojën se t’rrehi si qenin; t’baj lesh; t’i tharbi huntë; t’i baj huntë përshesh; t’i qes krejt dhamtë n’tokë; t’i qes qyrrat n’tavan; t’baj për me t’vajtu nana; t’baj për kryp e kepë; t’baj për likurë t’dashit; me t’shti n’dorë unë, nuk ta ban ma zi as… (këtu vjen çfarëdo krahasimi); t’baj për nasihat; 100 grushta (ose shkelma) t’i jap e veç nja ta njehi …
Arsenali i fjalëve kërcënuese nuk përfundon këtu se është shumë i gjatë. Në shumicën e rasteve shqiptarët edhe i kanë zbatu këto kërcënime.
Kështu, duket se shqiptarët kanë kërcënuar gjithmonë. Në shënimet e udhëpërshkruesve të hershëm shqiptarët paraqiten si madhështor, të veshur bukur si askush tjetër në botë dhe gjithmonë të armatosur. Mbi të gjitha, fjala e parë me të cilën përshkruhen shqiptarët është se janë të egër dhe të dhunshëm.
Një udhëpërshkrues anglez, në mënyrë humoristike (siç ja kanë zanat anglezët) thotë se shqiptarët nuk dalin në pazar që të shesin apo blejnë diçka: ‘Jo, ata dalin në pazar për me këqyrë me kë m’u rreh ose m’u vra’.
Udhëpërshkruesit britanikë shënonin atë qe e shihnin. Ata nuk i kanë shënuar fjalët kërcënuese për shkak se nuk e kuptonin gjuhën. Megjithatë, historiani i famshëm për Ballkanin dhe Perandorinë Otomane, Mark Mazower, në librin e tij ‘Salonika, the city of ghosts’ i ka shënuar disa kërcënime të shqiptarëve p.sh.: ta q… gruan; t’pshurri n’gojë; t’fus n’vorr për së gjalli … dhe disa kërcënime tjera të kësaj natyre.
Këta udhëpërshkrues, përfshirë Mazowerin, habiteshin shumë nga këto sharje kërcënuese dhe nga karakteri i dhunshëm i shqiptarëve. Unë, për veti, habitem shumë pse janë habitur këta me vokabularin kërcënues të shqiptarëve. Çka kanë mendu këta udhëpërshkrues dhe historianë? Si i përballuan shqiptarët gjithë ato perandori dhe fqinj sikur grekët, serbët dhe malazezët? T’u ushtru me fol sipas bontonit e t’u kcy balet a? Apo ndoshta Zumba e Tango?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos