LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq thotë se ende nuk i ka parë pamjet e publikuara, rrëfen në detaje arrestimin nga Policia e Kosovës (Video)

Gjuriq thotë se ende nuk i ka parë pamjet e publikuara, rrëfen në detaje arrestimin nga Policia e Kosovës (Video)

Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka rrëfyer rreth asaj se çfarë kishte menduar në momentin dhe pas arrestimit në Kosovë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai fillimisht ka thënë se ende nuk i ka shikuar pamjet në të cilat shihet i gjithë procesi në të cilin ai ka kaluar.

“Kujtoj se si disa prej këtyre terroristëve të maskuar më kanë lidhur, më kanë hedhur në tokë, dhe më kanë tërhequr në veturën e blinduar në të cilin më kanë futur”, ka kujtuar ndër tjerash Gjuriq.


Siç ka shtuar ai “njëri nga këta terroristë mori thikën kur mbaruan këngën dhe e drejtoi kah unë. Pastaj ai bëri një lëvizje në qafën e tij, duke treguar se ai do të priste në fyt. Unë nuk e kundërshtova në asnjë mënyrë”.

Gjuriq më tej ka thënë se nuk e dinte se ku po e dërgonin.

“Kur u ndalëm, kuptova se nuk isha në gjykatë apo para stacionit të policisë. Unë nuk mund të ecja sepse isha i lënduar. Më çuan në një rrugë të gjerë të mbushur me njerëz, e kuptova shumë shpejt se ishte Prishtina”.

“Më kanë çuar në një ndërtesë që kishte një stemë të Kosovës dhe më futën në një bodrum. Atje kishte njerëz që kishin uniformë të policisë së zakonshme të Kosovës. Ata më vështruan në mënyrën më brutale. Nuk kam parë as gjykatës, as prokuror. Pas disa minutash, të njëjtët terroristë hynë në bodrum, më futën në një karrocë të blinduar që ishte parkuar përpara. Më çuan në kalimin administrativ. Dorëzimi dukej si një shkëmbim klasik i të burgosurve”, ka thënë ndër tjerash Gjuriq, duke e vlerësuar si një veprim të tillë si një akt terrorizmi me qëllim të largimit të serbëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=LvQIBqJXqjk

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori