LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e familjeve sociale lirohen nga participimi për shërbimet shëndetësore në Maqedoni

Fëmijët e familjeve sociale lirohen nga participimi për shërbimet shëndetësore në Maqedoni
Foto: Ilustrim/Arkiv

Me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Minsitrisë për Shëndetësi, qeveria e rishikoi dhe miratoi informacionin për të liruar nga participimi gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore personat deri 18 vjeç, familjet e të cilëve janë shfrytëtues të ndihmës sociale.

Në seancën e djeshme të qeverisë, është shqyrtuar dhe miratua mbi fillimin e projektit për ndërtimin e Kompleksit Qendrës Klinke Univerzitare në Komunën e Karposhit. Qeveria obligoi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes dhe institucionet përkatëse në Komunën e Karposhit, të bëjnë ndryshime në dokumentet urbanistike dhe kadastrale dhe dokumentet tjera të planifikuara urbanistike për vitin 2018.

Me këtë vendim Qeveria, Ministria e Shëndetësisë duhet t’i rekomandojë Fakultetit të Arkitekturës në Univerzitetit “Shën Kiril dhe Metodi”, për të krijuar një komision teknik dhe të hapë konkurs publik të projektimit të kompleksit të Qendrës Klinike Univerzitare.


Në seancën e djeshme u miratua edhe Projektligji për ndryshimin e ligjit për barna dhe pajisje mjekësore. Ky propozim për zgjidhje të re ligjore, ka për qëllim sigurimin e barnave të besueshëme, cilësore dhe të sigurt për nevojat e pacientëve në Republikën e Maqedonisë nga importi paralel, duke ofruar të dhëna të lehta për qasje në paketimin e jashtëm të barnave për profesionistë shëndetësor, si dhe një operim më efikas të Komisionit për çmimet e barnave./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori