LAJMI I FUNDIT:

Akademia 149 milionëshe e Guangzhou Evergrande e shtrirë në 300 hektarë tokë: 50 fusha futbolli, 24 trajnerë të Realit dhe 2,500 studentë

Akademia 149 milionëshe e Guangzhou Evergrande e shtrirë në 300 hektarë tokë: 50 fusha futbolli, 24 trajnerë të Realit dhe 2,500 studentë
Foto: CTV News

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, shpreson që shkolla më e madhe e futbollit në botë një ditë të jep frytet e saj dhe kështu vendi i tij të fitojë Kampionatin Botëror.

Me 2,500 studentë (lojtarë të rinj), 50 fusha të futbollit, kjo është një nga shkollat më të mira të futbollit në Kinë, nëse jo në botë.

Duket thjesht përrallore (Foto: CTV News)

Ajo është në pronësi të klubit Guangzhou Evergrande dhe ka kushtuar 149 milionë euro.

Lojtarët e rinj stërviten gjashtë herë në javë nga 24 trajnerë spanjoll, të cilët kanë ardhur në Kinë pas një partneriteti me Real Madridin dhe qëllimi i tyre është të bëjnë revolucion në futboll nga kjo shkollë.

Foto: FootballTalentScout/Twitter

Brenda saj ka edhe fusha të basketbollit, tenisit dhe volejbollit, një pishinë, librari dhe natyrisht një palestër që lojtarët të ushtrojnë.

Të gjithë e dimë që Superliga e Kinës njihet për transferimet e madha, por qëllimi i tyre është edhe të rrisin talentën e rinj në botën e futbollit.

Jashtë portës së qendrës stërvitore qëndron një kopje e trofeut të Kupës së Botës, kjo për t’i treguar të gjithëve se për çfarë stërvitën.

Foto: CTV news

Qendra stërvitore është e shtrirë në 300 hektarë tokë dhe është ndërtuar në vitin 2012. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Komenti i Cristiano Ronaldos në postimin e Kylian Mbappes theu të gjitha rekordet në Instagram

Komenti i Cristiano Ronaldos në postimin e Kylian Mbappes theu të gjitha rekordet në Instagram

La Liga
Formacionet zyrtare, Norvegji - Kosovë: Foda me disa ndryshime, norvegjezët me dy yjet kryesorë

Formacionet zyrtare, Norvegji - Kosovë: Foda me disa ndryshime, norvegjezët me dy yjet kryesorë

Përfaqësuesja e Kosovës
Ora që shihni në dorën e Rudiger është 30 herë më e shtrenjtë se trofeu i Ligës së Kampionëve me të cilin ai ka pozuar

Ora që shihni në dorën e Rudiger është 30 herë më e shtrenjtë se trofeu i Ligës së Kampionëve me të cilin ai ka pozuar

Liga e Kampionëve
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori