Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni mund të zhvillohet jo më parë se viti 2020, por për të pasur sukses kësaj radhe ky proces, duhet të krijohen institucione të pavarura, profesionale që do të punojnë në bazë të kompetencave dhe jo direktivave nga drejtuesit politikë, thonë ekspertët e demografisë në Maqedoni.
Këto reagime nga ekspertët pasojnë njoftimet e Prokurorisë Publike Speciale të Maqedonisë gjatë javës që po e lëmë se po heton rastin e ndërprerjes së regjistrimit të popullsisë në Maqedoni. Sipas Prokurorisë Publike Speciale,Nikolla Gruevski, në postin e kryeministrit gjatë vitit 2011, dhe Ali Ahmeti si lider i koalicionit qeverisës atë kohë kanë rënë dakord që regjistrimi i popullsisë të ndërpritet për të mbetur në pushtet.
Donço Gerasimovski, ish-drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave, për Radion Evropa e Lirë thotë se çdo shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet të realizojë procesin e regjistrimit në bazë të së cilave të dhëna hartohen politikat zhvillimore dhe sociale në nivel shtetëror për çdo shtet. Por, në Maqedoni procesi i regjistrimit shfrytëzohet për kalkulime të ndryshme gjatë veprimit politik, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet etnike.
“Që regjistrimi të zhvillohet në vitin 2020, duhet brenda vitit të miratohet ligji për regjistrimin e popullsisë në bazë të së cilit ligj institucionet përkatëse do të përgatiten në aspektin kadrovik dhe financiar për ta realizuar këtë proces. Maqedonia disponon me kushte për organizimit të këtij procesi në aspektin teknik, por nevojitet vullnet politik”, thotë Gerasimovski.
Në vitin 2011 dështoi procesi i regjistrimit pasi mes anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Regjistrimit të Popullsisë, u paraqitën një varg mosmarrëveshjes sa i përket metodologjisë në bazë të së cilës zhvillohej procesi i regjistrimit.
Për palën shqiptare ishte e papranueshme që të mos regjistrohen personat të cilët gjenden me punë të përkohshme jashtë shtetit.
Në këtë drejtim, sipas Donço Gerasimovskit, në bazë të standardeve të KB çdo person i cili më shumë se 12 muaj nuk ka qëndruar në vendin amë atëherë ai nuk merr pjesë në numrin e përgjithshëm të popullsisë.
“Ekzistojnë definicione konkrete në bazë të së cilave shtetet anëtare të KB-së duhet të realizojnë procesin e regjistrimit. Ajo pjesë e popullatës e cila është këtu, duhet të regjistrohet, kurse ata ët cilët janë më shumë se 12 muaj jashtë vendit, nuk duhet të përfshihen në numrin e përgjithshëm të popullatës, sepse ata përshihen në ato shtete ku punojnë dhe jetojnë”, konsideron Gerasimovski.
Por, me këtë nuk pajtohet Fati Iseni, ligjërues në Universitetin “Nëna Terezë”, ish-anëtar i Këshillit të Entit Shtetëror të Statistikave. Sipas tij,pala maqedonase ka frikë ta realizojë procesin e regjistrimit për dy arsye, e para sepse evidente është nataliteti në rënie te maqedonasit, si dhe deklarimi i një numri të madh të qytetarëve maqedonas si bullgar për të marrë pasaportat bullgare.
“Realizimi i regjistrimit të popullatës është çështje e vullnetit politik. Nëse partnerët e koalicionit qeverisës do të kenë vullnet ta realizojnë procesin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, që të ketë një pasqyrë reale sa i përket përbërjes etnike të popullatës, po edhe elementeve të tjera përbërëse, Maqedonia ka kapacitet ta bëjë këtë proces.
Hezitimi kryesor qëndron te blloku maqedonas. E them këtë se në bazë të të dhënave që shpall për çdo ditë Enti Shtetëror i Statistikave te popullata maqedonase ka rënie të madhe të natalitetit në njërën anë, dhe në anën tjetër, kemi kërkesë të madhe të shtetësisë bullgare, pra një pjesë e konsiderueshme e popullatës maqedonase deklarohet si bullgare”, thotë Iseni.
Sipas tij, për të qenë i besueshëm procesi i regjistrimit, shqiptarët duhet të jenë të pranishëm në pozicionet drejtuese në të gjitha organet Entit Shtetëror të Statistikave, institucion ky që zhvillon procesin e regjistrimit.
“Për të qenë i besueshëm regjistrimi i ardhshëm i popullatës, në radhë të parë nevojitet të fillojë procesi i një reforme të thellë në Entin Shtetëror të Statistikave, sepse në bazë të informacioneve qasja e shqiptarëve në këtë institucion, është minimale. Kjo ka bërë që ky institucion për shqiptarët të jetë jo i besueshëm, madje do të thosha esenca e problemit qëndron këtu – një përfaqësim i denjë i shqiptarëve në këtë institucion, si në vijën vertikale ashtu dhe atë horizontale”, vlerëson Iseni.
Ndryshe, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, i kanë hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë se për interesa politike e kanë ndërprerë procesin e regjistrimit duke theksuar se regjistrimi i popullsisë u ndërpre me vendim të Parlamentit të Maqedonisë për shkak të pengesave teknike.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni është realizuar në vitin 2002.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova