LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, stomatologët specialistë kërkojnë marrëveshje me FSSH-në

Maqedoni, stomatologët specialistë kërkojnë marrëveshje me FSSH-në

Kryerjen e shërbimeve shëndetësore në llogari të shtetit, gjegjësisht përfshirje në rrjetin shëndetësor me çka do t’ju ofrojnë çmime më të lira pacientëve, kërkojnë stomatologët specialistë të cilët nuk kanë asnjë marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSHM) dhe të cilët sot u takuan me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe ku ka marrë pjesë edhe drejtori i FSSHM-së, Den Donçev.

“Për momentin jemi në situatë ku pacientët i kërkojnë shërbimet në ngarkesë të Fondit, por ne nuk i kemi nënshkruar ato marrëveshje dhe nuk mundemi të vazhdojmë. Kërkesa e jonë është që ne si specialistë të funksionojmë, të arrijmë marrëveshje me Fondin, dhe në të njëjtën kohë pacientëve t’ju mundësohet që t’i shfrytëzojnë këto shërbime edhe në ordinancat tona”, deklaroi dr.Aleksandar Trajkovski, stomatolog.

Stomatologët specialistë theksuan se kanë fituar sinjale pozitive për zgjidhje të problemit, ndërsa për javën e ardhshme kanë paralajmëruar takim të ri, kur do të dihet se sa stomatologë specialistë punojnë pa marrëveshje me Fondin.


Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë informuan se në dy muajt e kaluar në mënyrë aktive është duke u punuar në realizimin e kërkesave të stomatologëve specialistë.

“Në kuadër të takimit, stomatologët specialistë ranë dakord me dinamikën e parashikuar të realizimit të kërkesave të miratuar nga ana e Ministrisë për Shëndetësi. Gjithashtu, është rënë dakord që vazhdimisht të njoftohen dhe se do të jenë në komunikim me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë”, theksuan nga Ministria.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori