LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet drejtori i TKK-së, Agim Sopi

Shkarkohet drejtori i TKK-së, Agim Sopi

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka shkarkuar Agim Sopin nga pozita e drejtorit të TKK-së.

Lajmin e ka konfirmuar Sopi i cili shkarkimin e tij e cilëson si një ndërhyrje politike. Sipas tij, “qeveria e re që ka ardhur muaj më parë po ndërhyn politikisht në institucionet e kulturës dhe në bordet e tyre”.


“Nëpër bordet janë dërguar militantë partiakë dhe njerëz jokompetentë për këto institucione të kulturës”, ka thënë ai për Zëri. “Kam menduar se këto gabime bëhen nga mosdija politike, por tanimë e kam pa se të gjitha janë paramendime politike”.