Në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan dhe mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Në këtë manifestim, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të Kosovës, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se rrethimi që ka ndodhur në Gllogjan në atë kohë nuk ka qenë i lehtë, por është gjetur një dalje, e dalja është gjetur sepse e kemi dashur jetën e kemi dashur lirinë.
“Në rrugën tonë deri në liri kemi parë gjithë ato tmerre që i ka lufta, kemi parë trimëri që nuk përshkruhet e djem të zotë prej atyre që nuk janë të gjallë, por edhe prej të gjallëve. Por ajo që kemi parë është një fuqi e madhe e njeriut të kësaj toke për të mbetur të lidhur me këtë tokë, për të mos e harruar dhe për të mos e lëshuar këtë tokë”, ka thënë Haradinaj.
“Këtë e kemi parë edhe pas qershorit 1999 kur është kthyer populli. Është diçka që ka befasuar gjithë botën. Kanë pritur plotë që nuk do të kthehen shqiptarët në vendin e vet. Por janë kthyer të gjithë .Pse po i jap peshë kësaj. E kemi pasur një rrethim që tre vjet, populli jonë, ka qenë në rrethim. E gjithë bota ka lëvizur lirshëm, e gjithë Evropa, fqinjët tanë, vetëm ne të rrethuar”, tha ai.
“Për ta qarë atë rrethim, kam parë njerëzit e mi duke pritur para ambasadave dhe më ka ardhur keq dhe nuk kam dashur që ta hapë rrethimin sikur në kohërat e vështira kur e kishim popullin civil me ne e me e humb luftën. I kemi rënë të tëra rrugët”.
“Kemi shkuar nëpër miq, kemi folur ndërmjet vete, sikur vëllezër që jemi të këtij vendi, që edhe me e çlirua njeriun tënd, pra me fitua të drejtën me lëviz lirshëm, por edhe e ruajtur të drejtën në tokën tonë, e me e ruajt të drejtën për Çakorr, Kullë, ashtu siç ka qenë më herët”, tha Haradinaj.
Më tej ai tha e “kjo nuk është bërë duke mashtruar askënd, as vendorët as ata të jashtëm. Edhe Mali i Zi edhe ne, i kemi ndarë drejtimet dhe ato janë euroatlantike dhe dëshirojmë të hymë në Evropë, në NATO. Mali i Zi ka hyrë në NATO dhe është në të mirën tonë, shqiptarëve, Shqipëria është në NATO dhe edhe ne kemi për të hyrë në NATO”.
Haradinaj ka thënë se “Ka filluar mijëvjeçari i ri, i shqiptarëve. Jemi në shekullin e parë, jemi në nisje, jemi të lirë, jemi duke u bashkuar me familjen tonë, të popujve të lirë dhe, në këtë rrugë do të ketë teposhtëze dhe përpjetëze, por ne nuk do të ndalemi, sepse e dimë për ku jemi nisur”.
“Jemi nisur për të qenë të lirë, për të gëzuar të drejtën tonë, në tokën tonë dhe për t’i takuar popujve të lirë. Askush më nuk ka për të mundur që të robërojë shqiptarët”, tha ai.
“Ka edhe diçka dhe këtë e them ashtu siç fola edhe për NATO-n. Populli, njerëzit më kanë thënë, paska Zot, që me 24 mars ’99 kur e na dëgjuar zhurmën në qiell, paska zot për NATO-n”, tha Harasdinaj, duke shtuar se “Shqiptarët janë popull që dinë me i ruajtur ata që jetojnë me ta”.
Më tej Haradinaj tha se” Kosova e pavarur e sovrane, me ushtrinë e vet, anëtare e BE-së, e NATO-s, nuk është rrezik për askënd që jeton në këtë tokë, është vetëm ndihmë për të shkuar kah më shumë siguri dhe kah më shumë zhvillim”, tha ndër të tjera Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama