Në një aksion të Prokurorisë Themelore të Prizrenit të cilin e udhëheq kryeprokurori i saj Admir Shala, hetuesit e Policisë dhe Inspektorët e AVUK-ut kanë bastisur dy lokacione të dyshuara që lidhen me skandalin e mishit 12 vjeçar nga Belgjika.
Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, në dy lokacionet e dyshuara janë vërejtur parregullsi serioze duke u nisur nga minjtë e ngordhur në depot ku ruhet mishi dhe materialet tjera që përdoren për përpunimin e tij.
Njëri nga pronarët ku policia kreu bastisje, Anton Jupa e ka pranuar se në depot e kompanisë së tij policia dhe Inspektorët e AVUK-ut kanë gjetur dy paleta mish të pulës me afat të skaduar.
Sipas tij, ai mish ka qenë destinuar për përpunimin dhe prodhimin e sallamit. Ai e bën fajtore Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për skadimin e afatit të këtij mishi.
“Afati i ka skaduar në frigon tonë, sepse malli ka qenë i bllokuar për shkak të analizave. Analizat nuk kanë ardhë në kohë dhe ato zakonisht vonohen një javë, deri në një muaj, por kësaj radhe janë vonuar më shumë. I kam thirrur inspektorët dy apo tre herë dhe nuk kanë ardhur. Dhe nuk e kam paramenduar që u kanë me afat të shkurtër. E dimë që ka tre muaj, mirëpo nuk e kemi ditur që afati i ka skaduar”, ka treguar Anton Jupa, transmeton Kallxo.com.
Ai tregoi edhe pse do të përdorej mishi i pulës.
“Ai produkt përdoret për virshlle të pulës, për parëze të pulës. Dhe e përdorim edhe për suxhuk në masën 30 për qind në suxhuk industrial, jo në atë shtëpiak”, ka rrëfyer Jupa.
Deklaratën e Jupës për mishin e pulës që i kaloi afati mund ta ndiqni në vijim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City