Vajza e Lasgushit të madh, Marie Poradeci, ka nxjerrë nga arkiva një letër të rrallë të lirikut të madh dërguar nënës së tij, Kostandina Gushos, më 22 qershor të vitit 1939. Në këtë letër, Lasgushi i kërkon leje nënës së tij që të martohet me një çupë, që siç e përshkron ai është një lesh verdhë e hollë. Letrën mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Një letër e Lasgushit për nënën e tij Zonjës Kostandina Gusho.
Rruga Naim Frashëri Pogradec
Tiranë, 22 Qershor 1939
Nëna ime e dashur, Dyke dashur të martohem me një çupë pe shkolle që më ka hije, kërkoj lejën t’ënde. Çupa ka mbaruar përpara tetë muajsh Institutin “Nëna e Skënderbeut” dhe bën vjersha. Është një lesh-verdhë e hollë, ashtu siç më pëlqen mua po më shumë se këto, më pëlqen mëndja dhe shpirti i saj. I-ati ka qënë oficer po është vrarë prej kohe për Shqipërinë, ay kishte dy dekorata.
Unë me çupën jam njohur përpara dy vjetëve kur ajo ishte nxënëse në klasën e tetë. Kish ardhur klasa e VII-të dhe e VIII-të e Institutit nënë udhëhëqjen e kujdestares së tyre, të vizitojnë Ekspozitën e Rilindjes ditën e 25-vjetorit. Emri i çupës është Nafije Mema, ajo është një atdhetare e përvëluar si dhe unë. Ju dërgon të gjithëve shumë të fala dhe ty, nëna ime e dhemshur, të puth dorën me dashuri dhe me nder të math. Djali yt Llazar”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak