Pas njoftimit të Telekomit të Kosovës se nga 24 marsi do të pushojnë kodi telefonik +381 (Serbia), +377 (Monako), +386 (Sllovenia) dhe se do të shfrytëzohet vetëm prefiksi +383 ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila ka siguruar se për serbët e Kosovës nuk do të ndryshojë asgjë as në telefoninë fikse e as në atë mobile.
Qeveria e Serbisë nuk ka pranuar që të pushojë së funksionuari kodi telefonik i Serbisë në Kosovë +381 nga 24 marsi, kur do të shfrytëzohet vetëm kodi +383, i cili i është ndarë Kosovës duke u bazuar në marrëveshjen në Bruksel në mes të Beogradit dhe Serbisë. Telekomi i Kosovës ka njoftuar se që nga 24 marsi pushojnë prefikset +381 (Serbia), +377 (Monako), +386 (Sllovenia) dhe se do të shfrytëzohet vetëm prefiksi +383, i cili i është ndarë Kosovës me marrëveshjen e Brukselit.
“Marrëveshja për Telekomunikacionin, që është arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka mundësuar që ITU-ja t’ia caktojë Kosovës prefiksin ndërkombëtar +383, duke siguruar se autoriteti rregullativ për telekomunikacion i Kosovës – AKREP është administrator i vetëm që mund të komunikojë dhe t’i koordinojë aktivitetet adekuate të ITU-së”, thuhet në një komunikatë të Telekomit të Kosovës, të cilin e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Sipas Marrëveshjes, prefiksi i vetëm ndërkombëtar në Kosovë që mund të shfrytëzohet është +383. Me të njëjtën marrëveshje, sipas serbëve, në Kosovë mundësohet puna pa pengesë e Telekomit të Serbisë, ndërsa MTS-ja do të marrë leje të përkohshme për telefoninë mobile, e cila duhet të regjistrohet me ligje të Kosovës.
Në anën tjetër, Qeveria e Serbisë nëpërmjet Zyrës për Kosovën ka siguruar serbët se për ta nuk do të ndryshojë asgjë as në telefoninë fikse e as në atë mobile.
Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se çfarëdo njoftimi për shuarjen e prefiksit +381 në Kosovë është gënjeshtër.
“Ekziston plani aksional i hartuar qartë me të cilin është definuar kur do të bëhet dhe çfarë do të bëhet në kontestin e telekomunikacionit, kështu që çdo pohim për largimin e prefiksit serb +381për shfrytëzuesit në Kosovë është gënjeshtër. Prishtina si gjithmonë, me qëllim apo gabimisht, po i interpreton marrëveshjet për telekomunikacionin, po përpiqet të krijojë huti dhe pezëm tek popullata serbe në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova