LAJMI I FUNDIT:

Demolohet një kazino në Strumicë

Demolohet një kazino në Strumicë

Në kazinon “Senator” në qendër të Strumicës, mbrëmë rreth orës 18:00 personi me inicialet A.B. me çekan e ka thyer 45 aparatë lojërash dhe makina rulet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga SPB Strumicë e kanë konfirmuar rastin dhe informojnë se personi ëstë privuar nga liria dhe po mbahet në stacionin policor.


Nga SPB Strumicë thonë se po punojnë në dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e tij./Telegrafi/