LAJMI I FUNDIT:

Iggy Azalea thotë se djegu rrobat e Nick Young

Iggy Azalea thotë se djegu rrobat e Nick Young

Iggy Azalea ka pranuar se ajo ishte aq e frustruar në raport me Nick young, sa që ka zbuluar.

Ajo ka pranuar në “Watch What Happens Live” se kishte djegur të gjitha rrobat e disenjuara në mënyrë të veçantë për të.


“Dogja gjërat në shtëpinë tonë dhe e kuptova se po thyeja gjërat e mia. Ajo ishte një gjë e çmendur dhe ai nuk brengosej fare”, theksoi Iggy.

Më pas, ajo thotë se u drejtua kah rrobat e tij.

Ajo filloi me gjërat jo aq të shtrenjta të tij, deri sa vazhdoi me rrobat e disenjuara vetëm për të.

“I dogja të gjitha”, pohoi ajo.

Iggy dhe Nick ishin fejuar në vitin 2015. Ata ishin ndarë pas një viti. Azalea thoshte atë kohë se ajo e ka zënë Young duke e tradhtuar me anë të kamerave të vëzhgimit. /Telegrafi/