LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni nuk është importuar mish i pasigurtë nga Belgjika

Në Maqedoni nuk është importuar mish i pasigurtë nga Belgjika

Në tregun e Maqedonisë nuk është realizuar import i mishit të pasigurt nga kompania belge “Valomel”, e cila sipas shkrimeve të disa mediumeve, gjoja ka eksportuar mish të pasigurt në tregun e Kosovës, informojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Si pikë e kontaktit të sistemit për paralajmërim të shpejtë për ushqim të pasigurt dhe ushqim për kafshë të BE-së, AUV-ja deri më tani nuk ka marrë njoftim se kjo industri belge e mishit ka plasuar mish të pasigurt në Maqedoni.

Në vend nga Belgjika, nga industri tjera të mishit, në dy muajt e parë të vitit janë importuar 228.860 kilogram mish dhe përpunime të mishit, ndërsa në vitin 2017, është kryer import i 928.570 kilogram mish.


“Mishi dhe përpunimet nga mishi, të cilat importohen në Republikën e Maqedonisë janë të sigurta. Shërbimet inspektuese kryejnë kontroll të obligueshëm të çdo dërgese importuese në vendkalimet kufitare. Kontrolle kryhen edhe gjatë shkarkimit të dërgesave të importuara. Përveç kontrollit të detyrueshëm të dokumentacionit, bëhet edhe kontroll i identitetit dhe kontroll fizik i dërgesave. Në kuadër të programeve monitoruese dhe gjatë dyshimit, nga dërgesat e mishit të cilat importohen, merren edhe mostra për analizë. Për to nuk lejohet import, ato lihen nën mbikëqyrje derisa nuk merren rezultate nga analizat e bëra laboratorike me të cilat konfirmohet se dërgesa është e sigurt”, thonë për AIM nga AUV./Telegrafi/