LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hasani ndan rreth dy milionë euro për Zonën Ekonomike të Vitisë

Ministri Hasani ndan rreth dy milionë euro për Zonën Ekonomike të Vitisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani sot ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin, për ta financuar zonën ekonomike në këtë qytet që kap vlerën e mbi dy milionë eurove.

Hasani ka thënë se i tërë projekti do të financohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke shtuar se kanë mbetur edhe disa detaje që projekti të nisë jetësimin.

Sipas tij, kjo zonë ekonomike do ta ketë edhe një hapësirë të veçantë për investitorët e huaj që do të vijnë në Kosovë.


“Jemi të interesuar që ta jetësojmë sa më parë zonën ekonomike në Viti, për shkak se është interes edhe i biznesit, sepse po presim edhe investitorë nga jashtë, dhe do t’iu lëmë hapësirë të veçantë. Ju e dini që e kemi kaluar Ligjin për Investime Strategjike dhe kemi disa biznese që kanë aplikuar për investitorë strategjikë dhe po presim që të pozicionohet, pse jo edhe në zonën ekonomike të Vitisë”, ka thënë ministri Hasani, shkruan Telegrafi.

Ai i ka bërë thirrje edhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që ta ndajë pronën për Zonë Ekonomike, duke parapa që të investohen mbi 5 milionë.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se kjo zonë ekonomike do t’i ndihmojë shumë bizneset që të operojnë dhe do të përfshijnë 3 qytetet që mund të gravitojnë.

“Besojmë që kjo zonë ekonomike do të jetë model i riorganizimit të investitorëve dhe natyrisht i rrumbullakimit të procesit prodhim-përpunim. Qëllimi ynë është të bëjmë zhvillimin ekonomik lokal dhe regjional”, ka thënë Haliti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori