LAJMI I FUNDIT:

Vota “magjike” për demarkacionin

Vota “magjike” për demarkacionin

Një ditë para se Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e të Zi të jetë në Kuvend, ende nuk dihet saktë nëse janë siguruar votat apo jo, ku për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.

Koalicioni qeverisës dhe LDK thuhet se i kanë siguruar 79 vota, por janë edhe në kërkim të një vote.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditë më parë u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të jenë të martën në seancë dhe të votojnë pro Marrëveshjes së Demarkacionit, pasi sipas tij, tashmë është deklarata e dy presidentëve, atij të Malit të Zi dhe të Kosovës, si dhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit.


Ai tha se me realitetin e ri të krijuar nuk ka arsye të mos votohet Demarkacioni.

“Edhe për mua nuk ka qenë një proces i lehtë dhe vazhdon të mos jetë një proces i lehtë, por nuk po mund ta shoh popullin tim të izoluar, duke pasur parasysh se megjithatë kemi arritur ta ruajmë tërësinë territoriale dhe mundësinë e korrigjimit të marrëveshjes në drejtimin e Çakorrit dhe Kullës”, tha Haradinaj.

E shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, ditë më parë ka shfaqur besimin se i kanë siguruar numrat për të votuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se synojnë të kenë edhe më shumë se 80 numra në Parlament kur votohet për marrëveshjen e kufirit me malazezët.

Ndryshe, kundër kësaj marrëveshje janë deklaruar Vetëvendosje dhe Lista serbe.

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi ka tri vite që nuk e merr bekimin e Kuvendit, ndërkaq ratifikimi i kësaj marrëveshje është një ndër kriteret e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori