LAJMI I FUNDIT:

Rasti Skripal: Ekspertët ndërkombëtarë arrijnë në Britani

Rasti Skripal: Ekspertët ndërkombëtarë arrijnë në Britani

Ekspertë ndërkombëtarë të armëve kimike arrijnë sot në Britani për të marrë mostra nga agjenti nervor, i cili është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus në qytetin Sallsbëri të Anglisë, më 4 mars.

Ekspertët nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike do të mbledhin mostra të substancës, të cilën Britania e ka identifikuar si Novichok – agjent nervor, prodhim rus.

“Këto mostra do të dërgohen pastaj në laboratorë ndërkombëtarë për testim, ndërsa rezultatet pritet të marrin së paku dy javë kohë”, tha Zyra e Jashtme britanike.


Britania dhe aleatët e saj kanë fajësuar Moskën për sulmin me agjent nervor kundër Sergei Skripalit dhe vajzës së tij, Yulia.

Të dyja viktimat mbesin në gjendje kritike për jetën.

Helmimi ka bërë që Britania të dëbojë 23 diplomatë rusë, ndërsa Rusia është përgjigjur duke thënë se do të dëbojë numrin e njëjtë të diplomatëve britanikë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka mohuar akuzat se vendi i tij qëndron prapa sulmit. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori