Bitcoin ka rënë në atë nivel ku nuk ka më përfitime për ta prodhuar.
Sipas analistëve, rënia e madhe në vlerë e valutës ka bërë që kosto e prodhimit të një njësie të arrijë fitimin. Ky model i vlerësimit përfshin tre faktorë: koston e pajisjes, energjinë elektrike dhe të mirëmbajtjes si ftohjen e kompjuterëve.
Duke parë të dhënat e CoinMarketCap, kriptovaluta tregtohej në rreth 8 mijë dollarë në fund të kësaj jave dhe më herët shënoi 7,797.92 dollarë që është niveli më i ulët që prej datës 8 shkurt.
Bitcoin krijohet nëpërmjet një procesi të quajtur ‘mining’, apo gërmim, që harxhon ndjeshëm energji dhe që përdor fuqinë kompjuterike për të zgjidhur ekuacione komplekse matematikore, duke ndërtuar historikun e transaksioneve në Blockchain. Gërmuesit pastaj marrin Bitcoin, në formën e shpërblimit për përfundimin me sukses të ekuacionit. Nëse kosto e krijimit të Bitcoin tejkalon shpërblimin, gërmuesit humbasin motivin e tyre. Sipas analistëve, në këto raste, prodhuesit e Bitcoin thjesht fikin kompjuterët e tyre deri sa çmimi të rritet pak.
Prodhimi i Bitcoin kërkon tashmë kompjuterë të veçantë që kushtojnë me mijëra dollarë, që bëhen më pak efecient me kalimin e kohës dhe që duhen përditësuar me kompjuterë më të rinj e më të shtrenjtë. Sipas faqes në rrjet Bitmain, aparati antminer S9, që gërmon me 13 terra hash për sekondë, kushton dymijë dollarë. Të ardhurat e gërmuesve janë përgjysmuar këtë muaj nga dhjetori, prej rritjes së interesit në këtë proces.
Tarifa mesatare e transaksionit, një tjetër burim i të ardhurave për gërmuesit, ka rënë gjithashtu poshtë 50 centëve nga 34 dollarë që ishte në dhjetor. Në tregun kryesor të gërmimit të Bitcoin, që është Kina, gërmuesit kanë qasje në energji elektrike të lirë të prodhuar nga hidrocentralet. Për të konkurruar me Kinën, duhet të kesh një kosto prej 4 cent për kilovat/orë, ndërkohë që mesatarja në botë është 6 cent.
Gërmuesit kinezë kanë gjithashtu nxiten për të prodhuar Bitcoin pavarësisht kostos për shkak se i lejon që të dërgojnë paratë jashtë vendit dhe të shmangin kontrollet e kapitalit të qeverisë. Çmimi në të cilin gërmuesit do të nisin përfundimisht mbylljen e operacioneve është në 3 deri 4 mijë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Ankohen bizneset, thonë se me orë të tëra nuk kanë rrymë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Pas Trumpit, edhe Melania lanson kriptomonedhën e saj "$Melania"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite