Shkëmbimet tregtare Kosovën-Shqipërinë nuk janë të kënaqshme, por janë në rritje. Pavarësisht pengesave burokratike që mund të ndodhin, Kosova ka shifrën më të lartë të eksportit në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kurse, Odat tregtare duhet të hartojnë politikat ekonomike.
Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili ka shtuar se sa i përket eksportit, Kosova e ka destinacion kryesor Shqipërinë.
“Janë realizuar 200 milionë euro shkëmbime tregtare në gjithë fushën e bashkëpunimit. 150 milionë euro Shqipëria ka eksportuar në Kosovë, kurse Kosova ka eksportuar 50 milionë euro në Shqipëri. Natyrisht kjo është një shifër e mirë, por prapë ne jemi të pa kënaqur sepse edhe eksportet e Shqipërisë në Kosovë mund të ishin më të mëdha, edhe anasjelltas. Shqipëria si eksportuese në Kosovë zë vendin e 6-të ose të 7-të. Janë vendet të tjera që kanë më tepër eksporte, por nga ana tjetër Kosova e ka destinacionin kryesor Shqipërinë për eksport. Të gjitha vendet e rajonit që rrethohet Kosova nuk eksportojnë të gjitha së bashku eksportet e Kosovës”, tha Minxhozi.
Ai po ashtu ka thënë se është mirë që para se të bëhen analizat, të dihet fakti që në Shqipëri ka produkte kosovare që kanë zënë tregun, por thotë se cilësia është ajo që e shet produktin.
“Një produkt i mirë shet vetën. Nuk do të hyj të bëjë reklamë, por kompanitë e birrës, verës të Kosovës janë shumë të suksesshme në Shqipëri dhe Shqipëria merr më tepër verë, merr më tepër birrë sesa që merr nga i gjithë rajoni vetëm nga Kosova. Ka në fushën e mineraleve, në fushën mbetjeve, hekurishteve, Shqipëria është destinacion shumë i rëndësishëm për Kosovën”, tha Minxhozi.
Minxhozi shtoi se ka burokraci por mendon që të gjendet një zgjidhje.
Sipas tij, odat ekonomike, ajo e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të bëjnë politikat ekonomike në mënyrë që t’i paraqesin dy qeverive.
“Ka burokracira që herë pas here kompanitë e Kosovës ankohen për kompanitë si motra në Shqipëri apo autoritete fiskale në Shqipëri, natyrisht ky është proces që kemi të bëjmë me konkurrencën, me një sërë problematikash pa hequr neglizhenca, shtetërore që mund të jenë në të dyja anët e kufirit … Por ajo që mendoj unë që kemi të bëjmë me një trend pozitiv dhe mënyrë që ne të fashisim problematikën që është, unë do të thoja Odat Ekonomike, institucionet komerciale, si të Shqipëri dhe Kosovës duhet të ulen bashkë njëra me tjetrën për të hartuar politikat zhvillimore për ta bërë këto prezent edhe qeverive përkatëse për të bërë edhe ndryshimet legjislative”, tha Minxhozi.
Minxhozi po ashtu ka treguar se edhe marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mbarë.
”Ne duhet të bëjmë çështje e mundur që këto vështirësi të ulen. Krijimi i pikës së përbashkët doganore që mendoj që do të bëhet brenda muajit prill. Do të sheshoj shumë gjëra për të ofruar pastaj edhe praktikat e përbashkëta që të ketë më pak burokraci dhe më tepër shkëmbime“, tha Minxhozi.
Ai shpreson që kjo të ndodhë dhe procedurat burokratike në një të ardhme të afër të largohen./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje