LAJMI I FUNDIT:

A i dini arritjet më të mëdha të Stephen Hawking?

A i dini arritjet më të mëdha të Stephen Hawking?

Fizikanti teorik, Stephen William Hawking, që vdiq në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e tij në Kembrixh është autor i një pjese të konsiderueshme të astrofizikës moderne, si teoria e re e hapsirë-kohës dhe radioaktiviteti i vrimave të zeza.

Punoi gjithë jetën e tij për të zbuluar ligjet që rregullojnë universin dhe bashkë me kolegun e tij, Roger Penrose tregoi që teoria e relativitetit e Albert Einstein-it nënkupton se hapësira dhe koha duhet të kenë një parim që ai e quajti “Big Bang” dhe se në fund të vrimave të zeza duhet të ketë një fund.

Në mesin e viteve 70 zbuloi se kombinimi i ligjeve mekanike kuantike me ato të relativitetit të përgjithshëm hidhnin poshtë idenë se vrimat e zeza ishin plotësisht të zeza, sepse emetonin rrezatim të njohur qysh atëherë si “rrezatimi Hawking”.


I konsideruar ndryshe si trashëgimtar i Ajnshtajnit revolucionarizoi fizikën me teoritë e veta të hapsirë-kohës, Big Bangun dhe rrezatimin e vrimave të zeza që i pasqyroi në “Historia e shkurtër e kohës” të publikuar në 1988 dhe që njohu sukses në të gjithë botën me 25 milionë kopje të shitura. Është i njohur edhe si divulgues shkence, i njohur për teoritë e tij mbi vrimat e zeza dhe për universin.

Nga 1993-1996 punoi për një seri të televizionit BBC “Universi i Stephen Hawking-it” bazuar në librin e tij “Një histori e shkurtër e kohës”.

Rastësi: Stephen Hawking vdiq në ditën Pi, dhe në ditëlindjen e Albert Einstein (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rastësi: Stephen Hawking vdiq në ditën Pi, dhe në ditëlindjen e Albert Einstein (Foto/Video)

Në vitin 2004 rishqyrtoi teorinë  e tij mbi vrimat e zeza duke përpunuar një teori të re që pyet nëse këto vrima janë një lloj pusi pa fund. Pavarësisht handikapit që vuante, Hawking dha një sërë demonstrimesh të energjisë dhe të vitalitetit, kështu u dërgua nga shoqëria amerikane “Zero Gravity” në 26 prill 2007 në hapësirë në mënyrë që të eksperimentonte mungesën e gravitetit. Në mars të 2008 publikoi “Çelësi sekret i universit”, një libër për fëmijët në bashkëpunim me vajzën e vet Lusi. Në shtator të atij viti eksperimenti i akseleratorit të grimcave, LHC në Gjenevë rihapi debatin mes Hawking-it dhe fizikantit britanik Peter Higgs për çështjen e quajtur “boson (grimca) të Higgs”.

Si t’i mposhtni depresionin dhe të gjitha problemet jetësore: Stephen Hawking ka një këshillë!
Lexo po ashtu Si t’i mposhtni depresionin dhe të gjitha problemet jetësore: Stephen Hawking ka një këshillë!

Hawking arriti të vinte një bast me 100 dollarë që eksperimenti i LHC-së nuk do të jepte një grimcë të tillë, bast që e humbi kur në vitin 2012 CERN konfirmoi ekzistencën e bosonit.

Stephen Hawking e braktisi titullin e katedrës së matematikës në universitetin e Kembrixhit në 1 tetor 2009 dhe kaloi si drejtor i kërkimeve në qendrën edukative. Në vitin 2015 prezantoi në “Royal Society” të Londrës një projekt kërkimi të jetës jashtëtokësore të financuar nga milioneri rus Yuri Milner.

Paralajmërimi i shkencëtarit të famshëm: Toka do të kthehet në ‘top zjarri’
Lexo po ashtu Paralajmërimi i shkencëtarit të famshëm: Toka do të kthehet në ‘top zjarri’

Në prill të 2016 tregoi për  një program të financuar nga milioneri rus Yuri Milner për të dërguar një anije në një sistem tjetër diellor që përfshin një model të ri sonde hapsinore që premton kapjen e sistemit yjor më të afërt, Alfa Centauri.

Hawking tha se nga kjo varet humanizmi, i cili nuk mund të mbijetojë 1000 vjet të tjerë pa u arratisur nga planeti ynë i brishtë. Në vitin 2016, në nëntor  foli në Vatikan për shtrirjen e universit dhe tha se të pyesësh se çfarë ka para Big Bangut është e pakuptimtë, është sikur të pyesësh se çfarë ka përtej Polit të Jugut.

Eddie Redmayne, i cili fitoi çmimin Oscar me rolin e Stephen Hawkingut: Kam takuar njeriun më zbavitës në jetë
Lexo po ashtu Eddie Redmayne, i cili fitoi çmimin Oscar me rolin e Stephen Hawkingut: Kam takuar njeriun më zbavitës në jetë

Në 24 mars të 2017 një hologramë me imazhin e tij mbajti një fjalim prej një ore në Parkun Shkencor të Hong Kongut mbi përvojat e tij në fushën e kërkimeve.

Në 16 tetor 2017 Hawking festoi zbulimin e dritës dhe valëve gravitacionale të prodhuara nga shkrirja e dy yjeve neutron. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori