LAJMI I FUNDIT:

Të hënën priten çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Të hënën priten çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburantëve, me çka dizeli e kaloi çmimin mbi 60 denarë për litër dhe dy vendimeve të fundit për uljen e çmimeve, ditën e hënë pritet sjellja e vendimit për çmime të reja të karburantëve në Maqedoni.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE)duhet të bëjë korrigjimin e ri të çmimeve për shitje në pakicë të derivateve të naftës, që do të vlejë nga dita e hënë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ndryshimit të fundit të çmimeve, dizeli u shtrenjtua për 1 denar dhe mban çmimin prej 58 denarë për litër. Eurosuper BS-98 pësoi shtrenjtim prej gjysmë denari dhe kushton 67,5 denarë për litër, çmimi i Eurosuper BS-95 mbeti i njejtë dhe kushton 65,5 denarë për litër. Me këtë vendim u rritën edhe çmimet e mazutit dhe vajit extra të lehtë për amvisëri.


Këtë korrigjim të çmimit KRRE e arsyeton me çmimin e shtrenjtuar të naftës për 2,2 për qind dhe me kursin 0,04 më të ulët të denarit në krahasim me dollarin./Telegrafi/