Mercedes-Maybach prezanton limuzinën superluksoze “Pullman”, brenda të cilës nuk mungon asgjë (Foto)
Mercedes-Maybach ka prezantuar limuzinën super luksoze brenda të cilës mund të akomodohen personat VIP, kurse çmimi i këtij modeli kushton hiq më pak se 450 mijë funte.
Bëhet fjalë për modelin Pullman që për më shumë se 50 vite ka nxjerr në shitje vetura luksoze, dhe që ka qenë sinonim i njerëzve më të fuqishëm dhe më të pasur të botës, transmeton Telegrafi.
Vetura është e dedikuar për VIP-at, që dëshirojnë të relaksohen dhe të shijojnë në maksimum luksin brenda dhe hapësirën e mjaftueshme për personat e gjatë.
Personat e ulur në pjesën e pasme mund të ndahen edhe fizikisht nga shoferi me një xham, me qëllim që të kenë më shumë privatësi dhe të flasin lirshëm për tema të ndryshme.
Megjithatë, ata mund të shijojnë pamjet derisa shëtitën me veturë, përmes ekraneve gjigante të montuar në karrige.
Kjo veturë është e gjatë 6.5 metra dhe peshon 3.6 tonë. Brenda kapakut ka një motor tejet të fuqishëm prej 6 litrave V12 që prodhon 630 kuaj fuqi dhe që shpejtësinë nga 0-100 e arrin për 6.5 sekonda.
Çmimi fillestar i kësaj veture është 450 mijë funte, por të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë modelin e blinduar atëherë duhet të paguajnë më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShikoni sesa te sigurta janë veturat Volvo
Një shofer i një BMW në Zvicër gjobitet me 108,500 franga – zbulohet se pse ai “duhet të gërmojë kaq thellë në portofolin e tij”
Çfarë duhet të dini para se të blini një automjet të përdorur elektrik?
A mund të ndikojë ngjyra e veturës në konsumin e karburantit?
Sa energji humb gjatë mbushjes së baterisë së automjetit elektrik
Hennessey Venom F5-M është vetura më e fuqishme në botë me ndërrues manual
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë