Edhe pse sektori i qumështit në vendin tonë përballët me probleme të shumta siç është konkurrenca nga importi, futja e produkteve me vaj palme. Por tash e një kohë problem qumështarët kanë edhe rreth udhëheqjes së Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës.
Ministria e Administratës Publike (MAP), dy herë ka njohur për drejtues të shoqatës, Ramadan Memajn, por tash kjo ministri e njeh për drejtues Gani Durmishajn.
Zyrtarët e Ministrisë së Administratës Publike, kanë thënë se kanë marr dokumentet e nevojshme për drejtuesin e ri të Shoqatës së Qumështarëve.
“Në bazë të provave materiale të afruara nga Shoqata e Industrisë së Qumështorëve të Kosovës, del se kjo OJQ i ka zbatuar procedurat e parapara me Ligjin për Lirinë e Associmit në Organizata Joqeveritare dhesi përfaqësues të autorizuar të tyre kanë zgjedhur Gani Durmishajn. MAP-i, përkatësisht Departamenti i OJQ-ve nuk ndërhyn në punët e brendshme të OJQ-ve, të cilat në mënyrë sovrane vendosin për përfaqësuesit e tyre”, ka thënë Zeqir Bekolli, udhëheqës i Departamentit për Komunikim me Publikun në MAP.
Por krejt këtë lëvizje rreth drejtimit të Shoqatës së Qumështarëve, Ramadan Memaj i ka quajtur tentime për ta uzurpuar shoqatën.
Sipas tij, ky problem me shoqatën ka ndodhur dy herë nga persona të cilët janë larguar kaherë nga shoqata.
“Tentim uzurpimi i parë ka ndodhur në fund të vitit 2016 dhe fillim të vitit 2017 kur shoqatat kanë prezantuar faktet për vajin e palmës të cilat tashmë i di opinioni dhe organet e shtetit, kurse tani që kemi bërë kërkesë tek MTI-ja për ndërmarrjen e masave mbrojtëse dhe atyre anti damping përsëri po ndodh e njëjta. Po tentohet të na mbyllin gojën nëpërmjet formave joligjore , po tentojnë të na heshtin sepse kanë informata se MTI-ja po i heton produktet mashtruese dhe mund të ndërmarrë masa”, tha Memaj
Sipas tij, për Shoqatën e Qumështoreve të Kosovës, mbrojtja e konsumatorit duhet të jetë mbi interesat personale apo grupore.
Kurse Gani Durmishaj i cili tash Ministria e Administratës Publike, e njeh si drejtues të Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës ka treguar se kanë mbajtur Kuvendin zgjedhor dhe kanë marrë drejtimin e shoqatës.
“Kemi bërë zgjedhje të lira dhe i kemi zgjedhë organet e reja duke marr drejtimin e shoqatës, kuvendin si të rregullt e ka pranuar edhe Ministria e Administratës Publike. ish-kryetarin dhe ish kryesinë i kemi shkarkuar tash presim që ata ti kthejnë çelësat dhe dokumentet e shoqatës”, tha Durmishaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
British American Tobacco investon 100 milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City