LAJMI I FUNDIT:

Pesë paraqitjet e shkëlqyera të klubeve angleze në Evropë

Pesë paraqitjet e shkëlqyera të klubeve angleze në Evropë
Liverpool's Craig Bellamy celebrates scoring the equalising goal of the game

Teksa Chelsea po kërkon një prej paraqitjeve më të mira në hsitori ndaj Barcelonës, Telegrafi sjellë disa prej mbrëmjeve më të mira të klubeve angleze në Evropë, përfshirë… mirë, një performancë të tillë e ka pasur Chelsea në Barcelonë.

Barcelona 1-2 Liverpool (1/8 e finales, 21 shkurt, 2007)


Për të rikthyer pedigrenë evropiane të Liverpoolit, kemi mundur të zgjedhim disa mbrëmje të mëdha në këtë listë. Por, kemi zgjedhur pikërisht fitoren në Camp Nou në vitin 2007 – një sfidë ku u tregua master klasi taktik i Benitezit.

Juventus 2-3 Manchester United (gjysmëfinale, 21 prill, 1999)

Një barazim prej 1-1 në Old Trafford do të thoshte se Juventusi që kishte në përbërje Zinedine Zidanen ishte favorit ëpr ta fituar sfidën. Pas 11 minutash lojë në ndeshjen kthyese itailanët u dukën larg të kualifikuar falë dy golave të shpejtë të Pippo Inzaghit që i dhanë epërsinë italianëve dhe kontrollin.

Ajo që ndodhi më pas ishte e jashtëzakonshme. Roy Keane e hapi serinë e golave dhe ai shtyu ekipin që të shkojë tutje dhe të barazojë me Dwight Yorke i cili edhe qëlloi shtyllën. Italianët nuk shënaun kurrë golin e tretë, por ishte Andy Cole ai që u sigurua që United ta ketë vendin me një gol të vonshëm.

Barcelona 2-2 Chelsea (gjysmëfinale, 24 prill, 2012)

Goli i Didier Drogbas në ndeshjen e parë i dha Chelseat epërsinë solide për udhëtimin në Camp Nou, por ky start ishte esencial për të pasur një rast, pasi Barcelona ishte kampion aktual dhe u konsiderua si skuadra më e mirë ndonjëherë. Chelsea e kishte Di Matteon si menaxher të përkohshëm që po përballej me një mjeshtër si Guardiola. Nëse plani A nuk funksionoi, plani B ishte Fernando Torres.

Teksa zhvillohej ndeshja, plani B nevojitej shumë shpejt. Pas 44 minutash Chelsea ishte dy gola në disavantazh dhe pa dy qendërmbrojtësit, pasi Cahill u largua i lënduar dhe Terry u përjasthua. Por më pas, Ramires së pari shënoi gol në fund të pjesës së parë duke u dhënë shpresë anglezëve.

As kjo nuk zgjati shumë: katër minuta pas pjesës së parë Barca fitoi një penalti pasi Drogba ndali Fabregasin, vetëm për Messin që dështoi nga 11 metërshi. Argjentinasi pagoi çmim të shtrejtë për këtë. Në kohën shtesë, Chelsea shpërtheu me Torresin i cili kaloi Valdesin dhe shënoi golin sensacional duke mposhtur të gjitha parashikimet. Siç e ka bërë këtë, Blutë mund ta bëjnë këtë edhe një herë sonte.

Real Madrid 0-1 Arsenal (1/8 e finales, 21 shkurt, 2006)

Ishte koha kur Arsenali nuk bënte shaka me tifozët, por kishte kuailtet, grintë dhe përkushtim për të konkurruar me më të mirët e Evropës.

Në të vërtetë, ky nuk ishte ekipi më i mirë i Real Madridit, pasi përfundoi 12 pikë prapa Barcës në vitin 2006 dhe nuk ishte as afër trofeve. Por, udhëtimi ne Bernabeu ishte i vështirë edhe atëherë, e rsenali kishte probleme të mëdha me lëndimet. Mathieu Flamini luajti në krah të majtë, Pires nuk isthe i gatshëm të startojë dhe Vieria ishte jashtë sfidës, e Fabregas ishte ai që kishte mbi supe skuadrën.

Por, skuadra e Arsenalit nuk i la problemet të shfaqen, pasi paraqitja e shkëlqyer u shpërblye pas 47 minutash lojë pas një goli të shkëlqyer të Henryt. Arsenali luftoi deri në finale, por u mposht nga Barcelona në Paris.

Milan 0-1 Tottenham (1/8 e finales, 15 shkurt, 2011)

Kur Tottenhami po luante ndaj Milanit atë kohë, tashmë Spursat kishin tejkaluar pritjet në sezonin e tyre të parë në mesin e skuadrave elite në 50 vitet e fundit. Ata tejkaluan një grup të vështirë me Interin, Twenten e Werderin dhe ishin të përfshirë në dy ndeshje emocionuese ndaj këtyre të fundit.

Por, Tottenhami nuk kishte Gareth Balen në ndeshjen kthyese në San Siro. Tottenhami shfaqi mbrojtje të mirë falë portierit Heurelho Gomes para se Aaron Lennon të pasonte te Crouch për një gol që do të mbetet gjithmonë në kujtimet e tifozëve nga White Hart Lane.

Koln 0-1 Nottingham Forest (gjysmëfinale, 25 prill, 1979)

Drama e vërtetë e kaploi fushën në ndeshjen e parë të City Ground. Kolni shënoi dy gola të hershëm në udhëtim gjë që nxiti një rikthim të vendasve me rezultat 3-2 para se Yasuhiko Okudera bëri historinë duke baraziuar si aziatiku i parë që shënoi në historinë e një gare evropiane.

Ajo që pasoi në ndeshjen kthyese ishte një performancë klasike si mysafir në Evropë, ku ekipi i organizuar i Brian Clough u mbrojt në mënyrë të shëklqyer para një goli të fitores të shënuar nga Ian Bowyer që i dërgoi ata në finalen e Kupës së Evropës në pjesëmarrjen e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori