LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e emëruar nga Trump si shefe e CIA-s thuhet se udhëhoqi një burg ku torturoheshin të dyshuarit për terrorizëm

Gruaja e emëruar nga Trump si shefe e CIA-s thuhet se udhëhoqi një burg ku torturoheshin të dyshuarit për terrorizëm

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se ka shkarkuar Sekretarin e Shtetit Rex W. Tillerson dhe e ka zëvendësuar atë me Mike Pompeon, deri më tani drejtor i CIA-s.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti Trump gjithashtu ka emëruar Gina Haspel, si zgjedhjen e tij për t’u bërë drejtor i CIA-s.


Por çfarë vënë në pah mediat e huaja, është fakti se emërimi i Haspel do të jetë shumë i diskutueshëm.

Kjo pasi që siç thuhet më tej, ajo luajti një rol kryesor në “drejtimin e burgut të torturave kundër të dyshuarve për terrorizëm” dhe më pas shkatërroi dëshmitë.

Siç thuhet më tej, në vitin 2002, ajo mbikëqyri një burg të fshehtë në Tajlandë që torturoi dy të dyshuar për terrorizëm.

Kjo torturë u zhvillua në kuadër të një programi të CIA-s, në të cilin terroristët e dyshuar dërgoheshin tek aleatët amerikanë dhe merreshin në pyetje.

Po sipas mediave të huaja, një nga burrat, i njohur si Abu Zubayda, u ngufatë disa herë “me peshqir dhe ujë” në një muaj dhe u përplas me kokë në mur. Ai gjithashtu u privua nga gjumi dhe u mbajt në një “kuti” të ngjashme me arkivolin.

siç thuhet më tej, pamjet e CIA-s për torturën u shkatërruan në vitin 2005, me anë të një “udhëzimi” të hartuar nga Haspeli.

Dhe më pas, shefi i saj i atëhershëm, Jose Rodriguez, drejtori i operacioneve të CIA-s për luftën kundër terrorizmit, e nënshkroi urdhrin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori