LAJMI I FUNDIT:

Rinovohet rrjeti elektrik në Pataqan të Poshtëm të Rahovecit

Rinovohet rrjeti elektrik në Pataqan të Poshtëm të Rahovecit

Një prej rajoneve të rëndësishme të komunës së Rahovecit është edhe Pataqani i poshtëm. Një fshat ky i populluar me banorë që njihen për kultivimin e rrushit dhe verërave.

Projekti investiv që ka ardhur nga KEDS-i, ka ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetës dhe punës për këtë rajon. Investimi ka përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike, e njëkohësisht ka sanuar rrezikun për banorët, që deri më tash vinte si pasojë e rrjetit të vjetëruar të ekspozuar që në hyrje të këtij fshati, ku edhe ndahen Pataqani i poshtëm me Fortesën.


Nga ky projekt i KEDS-it 87 ekonomi familjare kanë përfituar.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tregon që në kuadër të këtij investimi janë vendosur shtylla të reja të betonit dhe trafo të re.

“Ndër 228 projektet investive që KEDS ka realizuar gjatë vitit 2017 është edhe projekti në fshatin Pataqan i Poshtëm, në komunën e Rahovecit. Në këtë projekt është vendosur trafo e re me fuqi 400 kVA, 66 shtylla të reja betonit për tension të ulët, 24 shtylla të reja të betonit për tension të mesëm si dhe te gjitha materialet percjellese”, tha zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Ndër 87 ekonomitë përfituese në këtë zonë, janë edhe familjet Musliu, Ahmeti, Zeka dhe të tjerë.

Banori i Pataqanit të poshtëm dhe anëtari i kryesisë së fshatit, Samedin Zeka, thotë se investimi që ka sjellë KEDS në këtë anë, ka qenë jashtëzakonisht i mirëpritur për komunitetin.

“Së pari është me rëndësi të themi se me investimin që KEDS e ka bërë në hyrje të fshatit, që nga rrjeti, kabllot e deri tek stabilimentet përcjellëse, ka evituar rrezikun e ekspozimit të faktorit njeri ndaj mekanizmave të vjetëruar. Po ashtu investimet e KEDS kanë ardhur edhe këtu në brendi të fshatit tonë, dhe mund të them se jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, shprehet Samedin Zeka.

Me investimet nga KEDS, në fshatin Pataqan është i kënaqur edhe Drejtori i Shërbimeve publike të komunës së Rahovecit, Përparim Krasniqi. Krasniqi pret që projekte të tilla KEDS të shtrijë edhe në zona të tjera të kësaj ane.

“Në Pataqan, KEDS ka bërë punë jashtëzakonisht të mirë, sipas asaj që shohim dhe që e dëshmojnë banorët. Nga kjo kompani presim dhe kemi besim se projektet për ne do të vazhdojnë”, thotë Krasniqi.

Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është një master plan i KEDS-it që parasheh investimin e 300 milionë eurove në rrjetin distributiv elektrik të Kosovës deri në vitin 2025. Përmes këtij master plani KEDS mëton të rinovojë rrjetin elektrik dhe ta bëjë atë të ngjashëm me rrjetet elektrike të shteteve të zhvilluara evropiane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori