Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se Serbia duhet të akuzohet për gjenocid.
Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se pasi Republika e Kosovës ende nuk është në gjendje të bëjë padinë ndaj Serbisë për gjenocidin e saj dhe dëmet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë, duhet ta gjendet rruga për ta paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Lexoni të plotë postimin e Krasniqit në Facebook:
Kur po flasim për raportet shqiptare e serbe, e sidomos për politikat serbe ndaj Kosovës që nga Garashanini e krejt deri në ditët e sotme, jo pak herë po bëjmë gabime kardinale. Bëjmë gabime kur gjenocidin serb që filloj të ushtrohet në luftën e fundit në Likoshan e Qirez e pastaj në Prekaz në Lagjen e Jasharëve dhe gjithë politikën serbe të Luftës Çlirimtare po i quajmë: masakër/a apo krim/e. Ato sulme ishin pjesë e një Plani të organizuar mirë. Plan për zhdukje të pjesërishme ose të tërësishme të shqiptarëve, i cili plan nuk mund të quhet ndryshe, veçse gjenocid. Ky është standardi shpjegues i fjalës gjenocid.
Pra, nuk duhet që politikat serbe te gjenocidit t’i reduktojmë në shpërngulje, dëbime, masakra e krime. Në fakt asnjëri nga termet e përmendura, sa do të renda që duken në të dëgjuar, nuk e plotësojnë atë që ishte qëllim i politikës serbe. Politika serbe, jo vetëm ajo e kohës se Millosheviqit kishte për qëllim, zhdukjen e pjesërishme ose të tërësishme të popullit shqiptar në trojet e pushtuara nga Serbia e Jugosllavia. Dhe kjo politikë e theksoj forcërisht mund të mbulohet vetëm me një term, me termin e gjenocidit. Në shërbim të kësaj politike ishte edhe sintagma e njohur serbe: “Kosova djep dhe zemër serbe”!.
Prandaj, pasi Republika e Kosovës ende nuk është në gjendje të bëjë padinë ndaj Serbisë për gjenocidin e saj dhe dëmet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë, duhet ta gjejmë rrugën për ta paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është e domosdoshme, për ndryshe politika agresive serbe ndaj Kosovës nuk do të ndalet. Serbia duhet të dënohet për gjenocid dhe pastaj të detyrohet që t’i paguaj të gjitha reparacionet e luftës.
Sikur institucionet e Kosovës (Qeveria e Presidenti), pas pavarësisë, të mendonin më shumë për të gjetur mënyrën për padinë për gjenocidin e ushtruar nga Serbia ose të angazhoheshin për ketë çështje sa janë angazhuar për Kompani Lobuese për çështje krejt personale me parat e buxhetit të Kosovës, pozicioni i saj do të ishte shumë, shumë më i mirë sesa është. Kushdo që kërkon votat e qytetarëve të Kosovës, duhet të përgatitet për t’ju shërbyer atyre me përgjegjësi e përkushtim.
Prandaj, është koha e fundit, që krerët e institucioneve të përqendrohen për çështjet që kanë të bëjnë kryekreje për interesin e publikut dhe interesin e shtetit.
Serbia për gjenocidin e ushtruar në Kosovë duhet të nxirret para përgjegjësisë që e ka në raport me shqiptarët e Kosovës. Serbia nuk duhet të lejohet që të kërkoj hise në Kosovë, përkundrazi, ajo duhet t’ia kthej borxhet e shumta që ia ka Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Drejtësia Ndërkombëtare duhet të sfidohet me të drejtë! I përket Drejtësisë Ndërkombëtare që AJO ta marr vendimin meritor mbi bazën e standardeve të proklamuara!. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!