Profesori i Fakultetit Juridik, Haki Demolli, ka paditur Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, me pretendimet “për mos përmbushje të kontratës”, duke kërkuar kompensim të pagave në vlerë prej 4,285.62 euro, për periudhën kohore 2014-2015, sa ishte i angazhuar edhe si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e mbajtur të hënën, përfaqësues i Demollit, avokati Sevdali Zejnullahu, kërkoi bashkim të procedurës edhe për dy paditësit e tjerë, profesorë të Fakultetit Juridik, Hajredin Kuçi dhe Arsim Bajrami, të cilët sipas tij, kanë paditur UP-në, po ashtu me pretendimet për mos përmbushje të kontratës.
Sipas Zejnullahut, edhe shuma e cekur në padi për kompensim tani ka ndryshuar duke llogaritur kohën edhe prej vitit 2015 deri tash, kur po mbahet ky shqyrtim.
Ndërsa, përfaqësuesi i Universitetit të Prishtinës, Safet Thaqi, deklaroi se nuk e kundërshton propozimin e avokatit Zejnullahu për bashkim të lëndëve dhe precizimin e padisë, shkruan “Betimi për Drejtësi”.
Kurse, Zejnullahu shtoi se nuk përjashtohet mundësia që të arrihet pajtim gjyqësor mes palëve ndërgjyqëse dhe të hiqet dorë nga kamata dhe shpenzimet e tjera.
Pas këtij propozimi, gjykatësja Mihane Ismajli mori aktvendim me anë të së cilit detyrojë paditësin që me anë të një parashtrese të paraqes dy numrat e lëndëve të tjera, të cilat ai kërkon t’i bashkohen kësaj lënde.
Me anë të një parashtrese, Zejnullahu ka afat që brenda tre ditësh të bëj këtë precizim, ndërsa seanca e radhës do të caktohet pasi të pranohet kjo parashtresë.
Haki Demolli, në cilësinë e profesorit të Fakultetit Juridik kishte ushtruar padi ndaj Universitetit të Prishtinës, më 13 qershor 2015, me pretendimet për mos përmbushje të kontratës.
Sipas padisë, pasi që Haki Demolli, ishte zgjedhur si deputet i Kuvendit të Kosovës, kishte vazhduar punën si profesor në Fakultetin Juridik në lëndën “Kriminalistika”, mirëpo me gjysmë page, siç edhe e parasheh ligji dhe për këtë kishte lidhur kontratë me UP-në, e cila sipas padisë, ishte përmbushur në mënyrë të dyanshme, deri në dhjetor 2014.
Pas kësaj date, Rektorati i UP-së, sipas padisë, njëanshëm i kishte ofruar kontratë të re Demollit, të cilën i njëjti nuk e kishte pranuar e as nënshkruar. Pasi që nga vitit 2014, UP-ja nuk i kishte përmbushur kontratën për kompensim të pagave në shumë prej 714 euro në muaj, paditësi me anë të padisë kishte kërkuar kompensimin e tyre, shumë e cila për vitet 2014-2015, siç thuhet në padi, kishte arritur vlerën 4,285.62 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova