Udhëtari nëpër kohë shokon: Burri misterioz zbulon detaje për bazën e fshehtë shtetërore (Foto/Video)
Një burrë misterioz i njohur vetëm si Noah ka fituar vëmendjen e opinionit, kur në nëntor të vitit të kaluar u shfaq në një video në internet, ku fliste për ngjarjet që sipas tij na presin në të ardhmen, shkruan e përditshmja angleze Express.
Ai tashmë ka folur për fatin e presidentit amerikan Donald Trump, zhvillimin e inteligjencës ushtarake dhe vitin kur njerëzimi do të udhëtojë në Mars, transmeton Telegrafi.
Kurse tani në një intervistë dhënë televizionit australian “7News” ka folur për programin e fshehtë të qeverisë në të cilin punon, ku fal tij arrin të udhëtojë nëpër kohë.
Noah pretendon se në të ardhmen më saktësisht në vitin 2030, punon për qeverinë në një hulumtim të fshehtë që ndihmon udhëtimin, por që në një moment kishte shkuar gjithçka mbrapsht, dhe kështu kishte mbetur i ngujuar në të kaluarën.
Këto hulumtime zhvillohen në një bazë “kupolë” që gjendet në mes të “asgjëje”, kurse njerëzit udhëtojnë nëpër kohë falë energjisë elektrike.
“Unë dhe kolegët ishim në mision kur gjithçka shkoi keq. Kemi udhëtuar nëpër kohë, por kemi përfunduar në një kohë që nuk është dashur”, ka deklaruar ai.
“Kur udhëtoj nëpër kohë në kupolën gjigante veshi rroba speciale, kurse energjia elektrike më transporton nëpër kohë. Kupola gjendet në mes të asgjë në një bazë të fshehtë shtetërore”, ka shtuar Noah.
Ai madje ka bërë rëntgenografinë e shuplakës së dorës, ku shihet një copëz e implantuar në dorë që sipas tij i mundëson të udhëtojë nëpër kohë.
Gjithashtu ka ritheksuar që Donald Trump do të rizgjidhet president i SHBA-ve në vitin 2020, dhe se inteligjenca artificiale do të realizohet pas 12 viteve, dhe se njerëzit do të shkojnë në Mars në vitin 2018, dhe që mbesa e Martin Luther King Junior do të jetë presidente e SHBA-ve. /Telefgrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur
Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake
E priste të dashurin për ta takuar, përballet me nënën e tij
A e dini se helmi i gjarprit përdoret për të bërë ilaç? (Video)
Sëmundja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore