LAJMI I FUNDIT:

“Bunkeri për fundin e botës”: Brenda kompleksit nëntokësor me madhësi të një qyteti, që ua shpëton jetën 10 mijë personave (Foto/Video)

“Bunkeri për fundin e botës”: Brenda kompleksit nëntokësor me madhësi të një qyteti, që ua shpëton jetën 10 mijë personave (Foto/Video)

Një kompleks gjigant ndryshe i njohur si “bunkeri për fundin e botës” me madhësi të një qyteti, mund t’ia shpëtojë jetën 10 mijë personave nga lufta bërthamore, virusi vdekjeprurës apo goditja e ndonjë asteroidi, kështu pretendon ideatori dhe njeriu që e ndërtoi.

Qindra bunkerë ushtarakë të mbushur me beton në Dakodën e Jugut të SHBA-ve, janë duke u shndërruar në strehimore për mbijetesë në rast të apokalipsit, transmeton Telegrafi.


Kompania Vivos që ndërton strehimore nëntokësore në rast të ndonjë lufte bërthamore, është duke e shndërruar ish-bazën ushtarake prej 46 kilometra katrorë në një bunker gjigant.

Ai është sa një e treta e Manhattan të Neë York-ut, dhe për t’u futur në të duhet të kaloni përmes dyerve të rënda. Nga jashtë nuk duket diçka spektaklore, por posa të futeni brenda do ta kuptoni se ka dhoma shumë të bukura.

Brenda tyre nuk mungojnë shtretërit, tavolina por edhe pikturat në mur. Në videon e publikuar më poshtë shfaqet njëri nga këta bunkerë, ku një pjesëtarë i kompanisë Vivos e përshkruan si “shpëtim për njerëzimin”.

“Polica e sigurimit për njerëzimin janë këta bunkerë. Ndërtimi i  një bunkeri të tillë kushton 25 mijë dollarë, dhe lirisht mund të thuhet se nuk është shtrenjtë për faktin se ua shpëton jetën”, ka deklaruar punonjësi i kompanisë.

Ai gjithashtu pranoi se bunkerët janë mjaftueshëm të mëdhenj, dhe 575 tjerë janë në fazën e transformimit, që do të thotë se nga 6 deri në 10 mijë qytetarë mund të shpëtojnë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori