LAJMI I FUNDIT:

Qose përplas Bashkinë e Shkupit dhe Sopishten

Qose përplas Bashkinë e Shkupit dhe Sopishten

Këshilltarët e OBRM-PDUKM-së në Sopishtë të cilët e përbëjnë shumicën e këshillit, e duan me çdo kusht përmendoren Andon Llazov Qoses në këtë Komunë.

Për këtë çështje këshilli i Komunës do të vendos edhe një herë të mërkurën, pasi për votimin e parë kishte mosmarrëveshje mes këshilltarëve të OBRM-së dhe atij të Aleancës për shqiptarët lidhur me votën pro të këtij të fundit. Por pavarësisht dëshirës për të marrë përmendoren, nga qyteti i Shkupit thonë se një gjë e tillë është e pamundur.

Kjo për shkak se pikërisht për këtë përmendore ka kontest gjyqësor mes kompanisë që ka ndërtuar si dhe organizatës “Lerin” e cila paraqitet si donatore e përmendores.


Nga Bashkia i Shkupit thonë për Alsat-M se pa përfunduar procesi gjyqësor nuk mund të marrim asnjë vendim lidhur me përmendoren. Ndryshe një ditë më parë autoritetet filluan me largimin edhe të bazamentit ku ishte vendosur përmendorja, por për çështje teknike, rrëzimi i bazamentit është shtyre për disa ditë.

Nga Qyteti i Shkupit gjithashtu thonë se komisioni po shqyrton ligjshmërinë e të gjitha objekteve dhe përmendoreve të vendosura në kuadër të projektit “Shkupi 2014”./ALSAT-M/

https://www.youtube.com/watch?v=6HyFidkj9ks

Në trend Lajme

Më shumë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori