LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk: Në pjesë e parë të vitit të ardhshëm do të fillojnë testimet për udhëtim në Mars

Elon Musk: Në pjesë e parë të vitit të ardhshëm do të fillojnë testimet për udhëtim në Mars

Themeluesi i kompanisë amerikane për prodhimin e mjeteve kozmike dhe raketave SpaceX, Elon Musk, njoftoi se në pjesë e parë të vitit të ardhshëm vitin e ardhshëm do të fillojnë testimet e para për udhëtimin në Mars.

Musk i cili muajin e kaluar lansoi me sukses në hapësirë raketën më të fuqishme komerciale Falcon Heavy, mbajti një fjalim në një aktivitet të organizuar në qytetin Austin të Teksasit.

Duke folur në lidhje me planet e SpaceX, ai tha se “Jemi duke ndërtuar anijen e parë ndërplanetare e cila do të shkojë në Mars. Fillimisht do të ketë fluturime të shkurtra. Mendojmë që testimet të fillojnë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, shkruan Telegrafi.


Musk bëri të ditur se në kuadër të testimeve fillimisht do të bëhen provat për ulje dhe ngritje, duke shtuar se në fluturime ende nuk do të marrin pjesë njerëz dhe tha se shpreson që testimet e SpaceX të jenë frymëzim për hulumtime nga kompanitë e tjera kozmike dhe raketore dhe veçanërisht shtetet.

SpaceX tanimë ka testuar raketën e saj Falcon Heavy – ajo do të jetë në gjendje të dërgojë njerëz në Mars! (Foto/Video)
Lexo po ashtu SpaceX tanimë ka testuar raketën e saj Falcon Heavy – ajo do të jetë në gjendje të dërgojë njerëz në Mars! (Foto/Video)

Ndryshe, raketa Falcon Heavy, pjesët e së cilës mund të ripërdoren, kishte spikatur me kapacitetin e ngarkimit dhe koston e lirë prej 90 milionë dollarësh.

Falcon Heavy ishte raketa më e fuqishme komerciale e dizajnuar deri më sot me kapacitet ngarkimi prej 63.8 tonësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori