LAJMI I FUNDIT:

Izraeliti që vinte nga Rusia ndalohet në Rinas me 250 mijë euro të padeklaruara

Izraeliti që vinte nga Rusia ndalohet në Rinas me 250 mijë euro të padeklaruara

Një shtetas izraelit është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi lëvizte me një shumë të madhe parash kesh me vete.

Gjatë kontrollit 49-vjeçarit, i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartëmonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, raporton Tch.

250.000 euro ka sekuestruar policia kufitare e Rinasit pas kontrollit fizik që i ka bërë 49-vjeçarit izrealit E.R.


Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.