LAJMI I FUNDIT:

Zerouno Duerte shpaloset në Geneva Motor Show 2018, me të gjitha njësitë e të shitura (Foto)

Zerouno Duerte shpaloset në Geneva Motor Show 2018, me të gjitha njësitë e të shitura (Foto)

Vetëm pesë njësi janë prodhuar dhe të gjitha janë shitur

Italdesing ka bërë të ditur në Geneva Motor Show 2017, se në të njëjtin aktivitet pas një viti, do të shpaloset modeli Zerouno Duterte, transmeton Telegrafi. Kështu edhe ka ndodhur, pasi kjo makinë që është krijuar për të shënuar 50 vjetorin e prodhuesit italian, është lansuar në pesë njësi. Pjesa e sipërme e makinës është ristrukturuar, në mënyrë që të përshtatet sa më shumë me strukturën e tavanit, që mund të largohet në mënyrë manuale.

Pjesa e jashtme është punuar nga fibrat e karbonit, material i cili është përdorur edhe për shumë elemente të enterierit. Megjithëse ka pak tolerancë në peshë, nuk ka asnjë diskutim për përformancën e lartë. Poshtë kapakut, ndodhet motori me 5.2-litra V10 nga Audi R8 V10 Plus, që prodhon 610 kuajfuqi. Në këtë formë, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, arrin për 3.2-sekonda, teksa lëvizë me shpejtësi maksimale prej 321 kilometrave në orë.


Ka stil të ngjashëm me Lamborghini Geneno, me pamje të egër dhe aerodinamikë të shtuar, përmes hapjes në formën e shkronjës Y në pjesën e përparme. Tavani mund të hapet në mënyrë manuale, ndërsa është edhe një tjetër mbulesë për raste emergjente. Janë prodhuar vetëm pesë Zerouno Duerte dhe të gjitha janë të dizajnuara siç ka kërkuar blerësi, para se të jenë shitur. Që do të thotë se edhe nëse jeni të interesuar ta blini, nuk keni mundësi. Italdesign ka prezantuar një makinë, që është e shitur në tërësi. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë

BMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë

Auto
Një Volkswagen Golf

Një Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani

Auto
Publikohen fotot e Modelit Y të Tesla të përditësuar për vitin 2025

Publikohen fotot e Modelit Y të Tesla të përditësuar për vitin 2025

Auto
Kia Soul “fluturon” pasi goditet nga rrota që shkëputet nga Chevrolet Silverado – kamera në Tesla filmon aksidentin si në filma

Kia Soul “fluturon” pasi goditet nga rrota që shkëputet nga Chevrolet Silverado – kamera në Tesla filmon aksidentin si në filma

Auto
Xpeng prezanton klonin e Tesla Cybertruck - SUV-i është i pajisur gjithashtu me një fluturake personale

Xpeng prezanton klonin e Tesla Cybertruck - SUV-i është i pajisur gjithashtu me një fluturake personale

Brenda interiorit të mini-furgonit të Volvo-s, EM90 – “një dhomë ndenjeje skandinave në lëvizje”

Brenda interiorit të mini-furgonit të Volvo-s, EM90 – “një dhomë ndenjeje skandinave në lëvizje”

Kalo në kategori