Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH), përmes një kumtese ka komentuar aktvendimin e gjykatës për lirimin e Fatmir Limajt nga akuzat për kryerje të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile.
FDH thotë se “ajo që qysh tash mund të vërehet është se disa dëshmitarë të prokurorisë, madje edhe kushërinjtë e afërt të njërit prej viktimave, deri diku në shqyrtimin kryesor i kanë ndryshuar deklaratat në mbështetje të të akuzuarit në krahasim me deklaratat të cilat i kanë dhënë në fazat e mëhershme të procedurës”.
“Me këtë ka vazhduar trendi karakteristik për gjykimet për krime të luftës në Kosovë, sipas të cilit dëshmitarët e prokurorisë në shqyrtimet kryesore heqin dorë nga deklaratat akuzuese të dhëna në procedurën e mëhershme dhe bëhen dëshmitarë të anës së kundërt në procedurë”, thotë FDH.
Sipas FDH, “kjo lëndë tërheq vëmendje të madhe të opinionit, sepse ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe dhe mund të shërbej si test për vlerësimin e gjyqësorit kosovar që në mënyrë të pavarur dhe pa asistencën ndërkombëtare të përballet me lëndët e krimeve të luftës”.
Komunikata e plotë e FDH:
“Fatmir Limaj lirohet nga përgjegjësia komanduese për krime të luftës
Gjykata Themelore në Gjakovë me panelin shqyrtues me të cilin ka kryesuar Nikollë Komoni, pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Fatmir Limajt, e ka sjellë në datën 9 maj të vitit 2018 aktgjykimin me të cilin Fatmir Limajn e ka liruar nga akuzat për kryerje të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile.
Aktakuza kundër Limajt, i cili ka qenë një nga komandantët më të lartë të UÇK-së, është ngritur në datën 28 tetor të vitit 2016 nga Zyra e Prokurorisë Speciale. I akuzuari Limaj ngarkohet se në cilësi të drejtorit të Drejtorisë së Policisë Ushtarake pranë Shtabit Qendror të UÇK-së (i emëruar në muajin nëntor të vitit 1998) me ndërgjegje nuk ka ndërmarrë masa me qëllim të konstatimit të kryerësve të vrasjeve të civilëve Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi, e cila ka ndodhur në datën 2 tetor të vitit 1998 në territorin nën kontrollin e tij, në afërsi të fshatit Kravasari, komuna e Malishevës, si dhe rastin nuk e ka paraqitur te organet kompetente për të kërkuar konstatimin e përgjegjësisë për këtë vepër.
Në arsyetimin e shkurtë me gojë, kryetari i panelit, Komoni ka thënë se gjykata me asnjë provë nuk ka pasur sukses për të vërtetuar se i akuzuari Limaj ka qenë në dijeni mbi këtë vepër penale si edhe se nuk është vërtetuar se kush janë kryerësit e saj, nëse ata kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së dhe nën komandën e kujt kanë qenë.
Përndryshe, pas procedurës së vlerësimit të aktakuzës, shqyrtimi kryesor është hapur në datën 13 janar të vitit 2017 me fjalët hyrëse të palëve në procedurë. Paneli shqyrtues në kuadër të shqyrtimit kryesor është takuar në tetë (8) ditë gjyqësore. Gjatë shqyrtimit, janë dëgjuar katërmbëdhjetë (14) dëshmitarë të propozuar nga ana e prokurorisë. Mbrojtja nuk ka propozuar dëshmitarë si dhe i akuzuari as që ka dhënë deklaratë para gjykatës.
FDH Kosovë, pas shpalljes së vendimit të gjykatës të arsyetuar me shkrim mbi lirimin e të akuzuarit Limaj si dhe pas njohjes së hollësishme me arsyet me të cilat është udhëhequr gjykata në sjelljen e vendimit të këtillë, do të përgatisë analizën e gjykimit në lëndën Prokurori kundër Fatmir Limajt.
FDH Kosovë rregullisht e ka përcjellë gjykimin e të akuzuarit Limaj. Ajo që qysh tash mund të vërehet është se disa dëshmitarë të prokurorisë, madje edhe kushërinjtë e afërt të njërit prej viktimave, deri diku në shqyrtimin kryesor i kanë ndryshuar deklaratat në mbështetje të të akuzuarit në krahasim me deklaratat të cilat i kanë dhënë në fazat e mëhershme të procedurës. Me këtë ka vazhduar trendi karakteristik për gjykimet për krime të luftës në Kosovë, sipas të cilit dëshmitarët e prokurorisë në shqyrtimet kryesore heqin dorë nga deklaratat akuzuese të dhëna në procedurën e mëhershme dhe bëhen dëshmitarë të anës së kundërt në procedurë.
FDH Kosovë e thekson se gjykimi në lëndën Prokurori kundër Fatmir Limajt ka qenë gjykimi i parë për krime të luftës që nga lufta e viteve 1998/1999 e këndej, në të cilën aktakuzë është ngritur nga prokurori vendor, kurse paneli gjyqësor ka qenë i përbërë nga gjyqtarët vendorë. Për këto arsye, kjo lëndë tërheq vëmendje të madhe të opinionit, sepse ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe dhe mund të shërbej si test për vlerësimin e gjyqësorit kosovar që në mënyrë të pavarur dhe pa asistencën ndërkombëtare të përballet me lëndët e krimeve të luftës”, thuhet në komunikatën e FDH. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës