Rrëfimi i babait të viktimës që u vra nga shoku me çekiç: Ma vrau djalin në gjumë
Mystehak Beqiraj, babai i 36- vjeçarit të vrarë e groposur, Kreshnik Beqiraj, i bën thirrje drejtësisë për dënimin maksimal të autorit.
Sipas tij, i biri ishte njohur me autorin që e masakroi me çekiç në Belgjikë. Për shkak se të dy ishin pa dokumente në këtë shtet, Policia belge i ka mbajtur për disa kohë në burg dhe më pas i ka kthyer në atdhe.
Por qëndrimi bashkë në burg i ka lidhur më fort ata derisa kanë vendosur që edhe Albert Zekaj të shkonte dhe të jetonte në Fier. Sipas babait të viktimës, i biri i kishte dalë garant shokut të tij për ta ndihmuar, shkruan Panorama.
Por me kalimin e kohës, situata mes tyre ndryshoi, pasi djali i ardhur nga Malësia e Madhe nuk punonte. Për rrjedhojë, të gjitha shpenzimet, përfshire qiranë, ushqimet, dritat e gjithçka tjetër i duhej t’i paguante vetë 36-vjeçari.
Dyshohet se ditët para se të ndodhte krimi i rëndë, dy shokët kanë debatuar me njëritjetrin. Këtë fakt e pohon edhe babai i viktimës, i cili thekson se i biri i kishte qarë hall se shoku i tij i ishte bërë një barrë shumë e madhe dhe se po shpenzonte gjithçka për të.
Sipas Mystehak Beqirajt, natën pas vrasjes ai kishte shkuar te banesa e të birit, pasi ai nuk i përgjigjej në telefon. Por aty kishte gjetur vetëm Albertin të shtrirë. Ky i fundit i kishte thënë se Kreshniku ishte në punë.
Çfarë ndodhi një vit më parë, kur komunikuat për herë të fundit me djalin?
Beqiraj: Atë natë që është vrarë. Në datën 22 qershor Kreshniku erdhi këtu tek unë, qëndroi rreth një orë dhe iku. Sa qe këtu më tha që ishte shumë i mërzitur nga shoku i tij, sepse po detyrohej të paguante për të çdo gjë. Madje më tha që më mirë të isha martuar se s’do harxhoja kaq shumë sa po harxhoj me Albertin. Më tregoi gjëra të tilla, që kishin debatuar, por Alberti nuk i jepte lekët e qirasë dhe as të shpenzimeve. I fola të qetësohej se e kishte shok. Unë të dy i mbaja si djemtë e mi. Alberti kishte ardhur edhe këtu shumë herë.
Çfarë të tha djali para se të largohej?
Beqiraj: Mesa mbaj mend mund të ketë qenë ora rreth 22:00 dhe më tha kur iku që të mos shqetësohem se nuk do të bënte debate. Të nesërmen e mora në telefon për ta pyetur se e kisha si merak, por ai se hapi. U shqetësove se i telefonova shumë herë.
Çfarë bëtë më pas?
Beqiraj: Shkova në shtëpinë e tij, ku jetonte me Albertin. Atje gjeta Albertin shtrirë. E pyeta se ku ishte djali, por më tha që mund të ketë ikur në punë se ky kishte qenë në gjumë. Unë diçka dyshova, por jo tek Alberti. Mora një fotografi atje dhe afër darkës shkova bëra denoncim. Zemra më thoshte se diçka kishte ndodhur.
Dyshoni se natën e vrasjes mund të kenë debatuar?
Beqiraj: Jo. Ai e ka pranuar në Polici se natën e vrasjes e kishte vrarë me gjakftohtësi djalin kur ishte në gjumë. Për këtë arsye nuk do ta fal kurrë.
Ma vrau djalin në gjumë që, në gjumë s’të vret as hasmi. Ç’mi bëri djalit maskarai (qan). U fol se afër tij është gjetur edhe një valixhe.
Mos ndoshta e ka grabitur pasi e ka vrarë, ju keni dyshime?
Beqiraj: Po nëse e ka grabitur nuk është çudi. Ai i mori jetën, mund t’ia ketë marrë edhe paratë. Unë nuk di gjë, nëse djali kishte kursime apo kishte para apo qysh e tek, s’di asgjë. Po nuk po pyes për paratë, kur më iku djali që e kisha dritën e syve. /albeu/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit