LAJMI I FUNDIT:

Injoruan paralajmërimin që të mos i afrohen bregut, pendohen kur lagen nga valët gjigante (Video)

Injoruan paralajmërimin që të mos i afrohen bregut, pendohen kur lagen nga valët gjigante (Video)

Grupi i turistëve që po vizitonin qytetin bregdetar Hatillo të Puerto Rikos, u lagën nga valët gjigante, pasi u afruan shumë pranë bregut.

Ata kishin injoruar paralajmërimet, që të mos i afrohen detit të trazuar dhe për pasojë, u goditën nga vala gjigante prej afro shtatë metrash, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon ngjarjen e pazakontë, si dhe një element tjetër që vërehet aty.


“Është vetëm ujë, pse gjithë kjo zhurmë edhe ekzagjerim në sfond”, është komenti, që tregon për reagimin e personave që po shikonin ngjarjen nga një kafene përballë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Q6bTbnksRNQ