LAJMI I FUNDIT:

Interpretimi ishte aq i bezdisshëm, i kërcënuan edhe me vrasje (Video)

Interpretimi ishte aq i bezdisshëm, i kërcënuan edhe me vrasje (Video)

Humoristet Flo dhe Joane, kënduan një këngë të çuditshme për reklamën e një shoqërie kreditore në Britani të Madhe, që nuk u prit aspak mirë nga publiku.

Interpretimi i motrave u konsiderua i bezdisshëm dhe u kërkua që reklama të largohet në tërësi, ndërsa nuk munguan as kërcënimet për vdekje, transmeton Telegrafi.

“Kush po më bashkohet, që t’i vrasim këto motra në mënyrën më brutale” si dhe “nuk kam bërë ndonjë krim, por uroj që ato të lihen në një ishull të vetmuar, për tërë jetën”, ishin dy nga komente e shumta.


Madje, njëri ka thënë se sikur ato dyja të zhdukeshin pa gjurmë, më se 60 milionë njerëz do ishin të dyshuar.

Në anën tjetër, Nicola dhe Rosie Dempsey janë motrat që për një kohë bëjnë paraqitje bizare në internet. Ato e përshkruajnë vetën si artiste, që mund të ngjallin pëlqim dhe urrejtje në të njëjtën kohë. /Telegrafi/